Connect with Us

Publikohet audio-përgjimi/ Lame presion vartësve: Ndihmoni deputetët e ministrat për zgjedhje

Aktualitet

Publikohet audio-përgjimi/ Lame presion vartësve: Ndihmoni deputetët e ministrat për zgjedhje

Publikuar

-

Në një audio-përgjim të publikuar në ‘Fax News’, Kreu i ALUIZN-it Artan Lame dëgjohet t’u thotë vartësve të tij se deputetët dhe ministrat kërkojnë ndihmën e tyre për zgjedhjet dhe ata duhet të shkojnë në punë dhe ditën e shtunë, pasi përndryshe do të largohen nga puna.

Në këtë audio-përgjim, i realizuar para zgjedhjeve të qershorit Lame u bën presion vartësve të tij duke u kujtuar se nuk ka sindikata në Shqipëri për t’i mbrojtur dhe i ‘këshillon’ punonjësit që të mbajnë vendin e punës, për të mos u detyruar ti heqë pas 1 muaji.

“Deputetë e ministra kërkojnë mbështetje, deri në zgjedhje. Historitë e ditës së shtunë të mos përsëriten, e shtuna është ditë pune si ditë e tjera, të gjithë të jenë në punë. Kush e mendon fare thjeshtë le ta thojë dhe natyrisht le të ikë pastaj, nuk iu mbron asgjë nga kjo. Në Shqipëri nuk ka sindikata që t’ju mbrojnë”, thotë Lame ndër të tjera.

Nga ana tjetër ai u kwrkon vartësve të tij që të bëjnë punën pasi askush nuk i shpëton, as deputetë apo ministra.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet brenda PS/ Zgjidhet kryetari për qarkun e Lezhës

“Këto njerëz duhet të kuptojnë që duhet të lëvizin vetë. Njerëzit e terrenit kanë ardhur thjeshtë falë aftësive profesionale. Por ka të tjerë që e kanë pasur rrugën më të lehtë se ka të tjerë që i kanë propozuar. Nuk ka deputet e mik që i shpëton nga puna. U kam thënë ministrave të tjerë që ‘x’ do të iki me sill një tjetër. Kam fol më miken time dhe miken tënde (flet me një punonjëse me emrin Anila) prej të cilës je këtu nuk është në lartësinë që duhet nuk do të doja që pas një muaj të më fusë në konflikt me të. Shpresojmë që historia jonë të ndryshojë”, shprehet Lame i cili më pas fillon dhe përmend me emra vartësit e tij dhe ju komunikon se duhet të bëjnë punën pasi është e vetmja mënyra që të rrinë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Ari

    29 Qershor, 2018 at 4:54 pm

    Cfar turpi qe esht ky hajduti lame. Verifikojani pasurine se noton gamilja vet ne lluks.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  PDIU mbyll fushatën për zgjedhjet në parti

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA/ “Demokratët në avantazh”

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  Manjani jep alarmin/ Kaos! Kërkohen zgjedhje të lira, por…!

LEXO EDHE:  Izraeli në krizë politike/ Çfarë vendosi Gjykata për Kryeministrin

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE