web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat e Bashës/ Kreu i Grupit të PS gati padinë e tretë

29 Qershor 2018, 14:19, Aktualitet CNA

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, është shprehur se do të bëjë një padi të tretë për Lulzim Bashën.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla është shprehur se Lulzim Basha tashmë ka shpifur ndaj gjithë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Këtu bëhet fjalë për deklaratat e kreut të PD, pas vendimit të Këshillit Europian për datën e negociatave.

Ndërkohë deputeti socialist, shprehet se është i bindur se Lulzim Basha ka lidhje me eurot e sekuestruara në Durrës dhe kjo aferë korruptive do të zbardhet shumë shpejt.

Më tej Balla shton se me Lulzim Bashën dhe demokratët e tjerë të cilët i quan esadistë, do të ndjekin rrugën gjyqësore për tu përballur me shpifjet e tyre.

 

Postimi i plotë

Pas shpifjeve dhe ofendimeve të reja të Lulzim Bashës, tanimë drejtuar gjithë grupit parlamentar, ndërkohë që jemi të bindur se afera e eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht pasi të kapen autorët në kërkim (me të cilët lidhja e PD është antike ndërsa e Lulzim Bashës me ta është së paku fotografike), po vlerësojmë çuarjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda të një padie të tretë, në tre ditë për gojën e tij të përdale totalisht pas vendimit të Këshillit Europian për datën e negociatave.

Është përditë e më e qartë se përfshirja në debatin e baltës e të llumit me të e me partinë e tij, thjesht na bën pis edhe ne duke lodhur e mërzitur shqiptarët. Ne do të përfshihemi më shumë me opozitën reale, e cila gjendet në territorin ku janë hallet e problemet e njerëzve.

Me opozitën reale që është mes njerëzve të zakonshëm që ngrenë zërin sa herë u japim mundësinë e kontaktit me ta.
Me opoziten reale që është në rrjetet sociale e mes grupeve të interesit që presin më shumë nga ne dhe kërkojnë më shumë prej nesh.

Ndërsa me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij ne do të ndjekim gjithnjë e më shumë rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e më genjeshtrat ofenduese të tyre. Ata tanimë duhet të mësojmë të sjellin prova para publikut ose të turpërohen siç e meritojnë në sallat e gjyqeve. /CNA.al





Lajmet e fundit nga