web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alarm për bombë në afërsi të bustit të Papës në Tiranë

24 Qershor 2018, 18:53, Aktualitet CNA

Një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas të dhënave të para mësohet se pranë bustit të Papës në kryeqytet përballë piramidës, ndodhet një valixhe e braktisur, ndërsa dyshohet se mund të jetë eksploziv, por kjo mbetet ende e pa identifikuar.

Mësohet se ka qenë një kalimtar i rastit që ka njoftuar për valixhen e braktisur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa po pritet të mbërrijnë forcat anti-eksploziv. /CNA.al





Lajmet e fundit nga