web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia "zbarkon" në Durrës/ Zbulohet identiteti i pronarit të kamionit që transportonte makinat me 5 milionë euro brenda

24 Qershor 2018, 18:00, Aktualitet CNA

Detaje të rejavijojnë të dalin në dritë nga ngjarja në Durrës, ku u bllokuan një sasi e madhe parash. Deri tani flitet për 5 milionë euro të fshehura në dy makina ?Toyota Yaris?, të ngarkuara në një kamion me 7 automjete të tjera.

Ndërsa Policia ka nisur hetimet mbi dokumentacionin e mjetit, mësohet se kamioni me targa AA 120SP ishte në pronësi të shtetasit Edi Lika, i cili është shoqëruar në polici së bashku me të biri 20-vjeçar K. Lika.

Ndërkohë në Portin e Durrësit kanë mbërritur krerët e policisë së këtij rrethi, ku bëhet me dije se si drejtori ashtu dhe nëndrejtori i Drejtorisë së Policisë së Durrësit po ndjekin nga afër hetimet dhe procedurat hetimore. Së bashku me krerët e Policisë së Shtetit është edhe prokurori i çështjes Sokol Nishani.

Ndërsa thuhet se vijon numërimi i parave, burime thanë se sinjalizimi ka ardhur nga Interpol Italia. Deri tani janë katër persona të shoqëruar, ndërsa mësohet se trageti ku ishte makina ishte nisur nga porti i Ankonas. /CNA.al





Lajmet e fundit nga