web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen 25 ikona kishtare/ Në pranga dy “skifterët” korçarë

15 Qershor 2018, 07:34, Kronika CNA

Dy persona jënë vënë në pranga nga policia e Korçës, ndërsa një tjetër po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohen për vjedhje.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Beni Kosturi, 49 vjeç, banues në Korçë dhe Nerald Karollari, 30 vjeç, banues në Mborje. Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj E.G, 27 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tyre është bërë pasi me datë 14.06.2018, nga kontrolli i ushtruar në lagjen nr 4, në banesën e shtetasit Beni Kosturi iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 (njëzetë e pesë) Ikona kishtare të përmasave të ndryshme si dhe 37 (tridhjetë e shtatë) monedha metalike të huaja të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të vjedhura në Greqi.

Shtetasit e mësipërm dyshohet se këto objekte do t’i shisnin në këmbim të një shume prej 3000 Euro, me qëllim trafikimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” parashikuar nga neni 138/a i Kodit Penal./ CNA.al





Lajmet e fundit nga