Gener 2 shpëton turistët Polakë të bllokuar në Alpet Shqiptare
Ka marrë fund ankthi për 7 turistët polakë në rrezik për jet...
Në çastet e vështira, më shumë se të gjithë gënjeshtarët, ajo që realisht të mashtron është frika jote.
Kjo thënie nga Kipling shpjegon gjendjen e njeriut që na qeveris sot.
Reagimi i atij që mban peshën e krimit në pushtet është reagimi ndaj peshës së frikës. Gjithçka e fshehur pas një fjalie kinse korrekte – të presim provat.
Provat janë fakte të lidhura nga logjika. Pa logjikë, pa arsyetim provat mbeten fakte te vdekura.
Shqiptarët jetojnë mes provash që u mohohen cdo ditë.
Prova që u mohohen përditë, por që nuk do të mund të harrohen dot kurrë.
Nuk e harroj dot biçikletën e Ardit Gjoklajt, djalit që iu mor jeta në fushën e plehrave të Sharrës. Ia pashë biçikletën ditën kur e varrosën. Për të afërmit, biçikleta e lidhur në derën e jashtme të landfillit ishte prova që i bindi se Arditi ishte diku brenda; ndaj hynë dhe e kërkuan. Për administratën e këtij shteti-pushtet, biçikleta ishte prova që djali nuk kishte hyrë, përndryshe ajo do të ishte brenda, jo jashtë.
Logjika dhe arsyetimi tregojnë të vërtetën e fshehur midis provave. Pa logjikën provat e mbulojnë, nuk e zbulojnë të vërtetën.
Njerëzimi ka bërë përpara vetëm kur është mbështetur me pastërti tek logjika; asnjë fakt apo artifakt nuk përbën provë, nëse e vërteta e saj nuk është e ndershme, po aq sa edhe logjike.
Kur Galileo Galilei tha ?e sërish lëviz?, ai nuk deshi të flijohej për kokëfortësi, as për lavdi. Foli kështu sepse për të logjika e fakteve ishte ndershmërisht kokëfortë, ajo ishte e vërteta që s?duhej mohuar.
Drejtësia buron nga logjika, po aq sa edhe ndershmëria i shërben arsyes; në këtë Shqipëri ne po përdorim drejtësinë për të dhunuar logjikën, dhe për rrjedhojë po humbim arsyen duke shkatërruar drejtësinë. Të presim provat, të presim prokurorinë, të presim faktet. Por logjika na tregon qartë se provat po përdoren jo për të zbuluar, por për të mbuluar të vërtetën.
Kur e kanë logjikën kundër, të parët që betohen mbi kufomën e së vërtetës janë gënjeshtarët. Dhe kështu ka ndodhur me vërtetësinë e audiopërgjimit dhe gjendjen kritike të politikës sot.
Provat e vërteta gjenden në logjikën e gjërave, kështu:
Zëri i të akuzuarit, prova më e rëndësishme për të vërtetën, u zhduk nga Shqipëria. ?Zërit? ju mor dhe firma dhe u degdis pikërisht që ?zëri? të mos të kumbonte askund, e të linte pas vetes heshtjen që sot flet më fort se provat.
Përse Kryeministri rrezikon dhe deklaron brenda dy ditësh se posedon një ekspertizë vetjake për audiopërgjimin, kur ska asnjë tagër, asnjë mundësi, asnjë arsye të shëndoshë të kompromentohet deri këtu?
Përse heshti regjia qëndrore e propagandës qeveritare dhe vetë ministri nuk bëri asnjë prononcim për shqiptarët për 48 orë rresht? Përse do rrezikonte një kryeministër të mbante në qeveri një ministër të brendshëm që e ka të vështirë të kryejë çfarëdolloj detyre pasi nuk ka më asnjë moral, pikërsht para hapjes së negociatave me BE, kur dorëheqja e tij do të ishte diçka fare e thjeshtë, qoftë edhe si akt moral?
Logjika qëndron këtu, dhe këtu është edhe prova; në gjithë këtë aferë ka shumëçka për të mbuluar. Kjo është pak, por e sigurt.
?Nuk shqetësohem se më gënjen, por shqetësohem shumë që s?do të mundem më të të besoj pas kësaj.? Shtetet ndërtohen mbi besimin, nëse besimi vdes, mashtrimi prodhon vetëm mjerim.
Në fund të qershorit presim hapjen e negociatave.
Shqiptarët e meritojnë, e ndoshta nevojën e kanë më të madhe se popujt e tjerë. Hapja e negociatave gjendet mes dy gjykimeve:
A do jemi të drejtë dhe të vërtetë kur ta gjykojmë ?Rilindjen?, apo do të jemi thjesht hipokritë, dhe do të themi, po opozita çfarë do, pse nuk mbyll gojën, pse nuk gënjen që të thotë një fjalë të mirë, fajin e kanë këta që ankohen dhe kundërshtojnë, jo ata që gënjejnë duke dështuar dhe, edhe kur gënjejnë, dështojnë!
Opozita e sotme duhet të bëjë gjënë e duhur. S?ka qenë kurrë e lehtë. Por akoma më e vështirë është për çdokënd që beson tek diçka më e lartë se vetja, të mos veprosh siç duhet, kur e di që duhet ta bësh.
Pas 28 vjetësh në tranzicion ne dimë se zhvillimi i ndërtuar mbi mashtrim pjell vetëm mjerim.
E vetmja mënyrë për ti dalë përballë një Evrope që përballet me mëkatet e saj, është të mos negociojmë me të duke gënjyer veten, por të tregohemi që jemi të denjë duke qenë të drejtë, dhe të jemi të ndershëm duke qenë të vërtetë.
Ka marrë fund ankthi për 7 turistët polakë në rrezik për jet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur gaz...
Policia e Shtetit, ka reaguar pas lajmeve të publikuara në m...
Sot mediat raportuan se kreu i PD, Lulzim Basha është marrë ...
Pas lajmeve të publikuar në media, se kreu i PD Lulzim Basha...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dhe familjarë të afërt të...
Një tjetër denoncim është publikuar paraditen e sotme, nga i...
Partnerët ndërkombëtarë vijojnë të këmbëngulin për luftën nd...
Ildiko Ferenczi konsiderohet në botën e modës si “mami më se...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në “Konferencën K...
Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është nën ...
Gjyqtarja e radhës e cila po përballet me procesin e Vetting...
Një fëmijë i moshës 8-vjeçare është bërë protagonist në medi...
Shumica e deputetëve të rinj në grupin parlamentar të PD-së ...
Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në...
Zyra Federale Kriminale Gjermane i dhuron dy automjete dhe d...
Ministria e Brendshme ka reaguar pasi “Fiks Fare” denoncoi m...
“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e Policis...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Temperaturat e ajrit vijojnë pa ndryshime të ndjeshme në mën...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...