web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gener 2 shpëton turistët Polakë të bllokuar në Alpet Shqiptare 

1 Qershor 2018, 08:45, Aktualitet CNA

Ka marrë fund ankthi për 7 turistët polakë në rrezik për jetën në Maskollatë të Tropojës, të cilët janë shpëtuar nga punonjësit e kantierit të kompanisë Gener 2 nën drejtimin e specialistit të sigurisë.

Turistët duke dashur të ndjekin shenjat e shtigjeve për hiking kanë përfunduar jashtë shtegut të sigurt të paracaktuar duke përfunduar në majën e një skarpate të rrezikshme prej 150 m larësi, në rrezik për jetën. Duke u gjetur ne gjendie paniku turistet kane kerkuar ndihme dhe asistence.

Punonjesit e kompanise Gener 2 u jane pergjigjur menjehere thirrjes per ndihme te turisteve , duke vënë në dispozicion mjetet, angazhuar stafin dhe duke organizuar nje evakuim te sigurte për ta. Gjatë operacionit të shpëtimit, turistet u zbritën me anë të një teleferiku të posacëm të kompanisë dhe u dërguan në vend të sigurt, jashtë rrezikut për jetën.

 





Lajmet e fundit nga