web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha me familjen nën survejim nga policia

1 Qershor 2018, 10:07, Aktualitet CNA

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dhe familjarë të afërt të tij po mbahen në survejim nga segmente të Policisë Operacionale.

Çdo lëvizje e kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe familjarëve të afërt të tij, prej disa kohësh monitorohen 24 orë në 24 nga segmente të caktuara të Policisë Operacionale.

?Panorama? shkruan se çdo lëvizje e kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe familjarëve të afërt të tij, prej disa kohësh monitorohen 24 orë në 24 nga segmente të caktuara të Policisë Operacionale.

Survejimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audiopërgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ndërhyrja e policisë për të marrë nën vëzhgim, çka synon sigurinë e familjarëve dhe kreut të opozitës, është ndërmarrë prej disa ditësh nga uniformat blu.
Kjo nuk është hera e parë që lideri i opozitës mbahet nën survejim 24 orë në ditë nga uniformat blu. Edhe disa kohë më parë familjarët por dhe kreu i opozitës u mor ?nën mbrojtje? nga uniformat blu, pas denoncimit se ai ishte kërcënuar me jetë.

?Në çdo rrethanë, unë do të vazhdoj aktivitetin tim opozitar?, tha Basha për ?Panorama?.

Afro një vit më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, u mor në mbrojtje nga Policia e Shtetit pas informacioneve që Agjencitë e Sigurisë Kombëtare dhanë një informacion për eliminimin fizik të tij. Ndaj Bashës u përforcuan masat e sigurisë dhe ekzistencën e një rreziku real e konfirmoi edhe Kryeministri Rama.

Ndryshe nga rasti i një viti më parë, kur për Bashën agjencitë ligjzbatuese kishin informacione për një kërcënim real ndaj tij, këtë herë mbeten të paqarta arsyet që jo vetëm kreu i opozitës, por edhe familjarët e tij po survejohen 24 orë në 24.





Lajmet e fundit nga