web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spiderman ekzistoka vërtet! I riu ngjit 4 kate pallati për të shpëtuar fëmijën, video bëhet virale

28 Maj 2018, 10:45, Lifestyle CNA

Videoja e një të emigranti afroamerikan në Francë, që shpëtoi një fëmijë të varur në katin e katërt të një ballkoni, është bërë virale në internet.

Emigranti nga Mali, Mamoudou Gassama, 22 vjeç, u ngjit nga ballkoni për 30 sekonda, për të kapur 4-vjeçarin i cili rrezikonte jetën.

Presidenti, Emmanuel Macron, e ka ftuar Z. Gassama në Pallatin Elysee të hënën për ta falënderuar personalisht dhe për t?i dhuruar nënshtetësinë franceze.

Ndërkohë, kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo gjithashtu vlerësoi heroizmin e 22-vjeçarit dhe tha se e ka thirrur që ta falënderonte.

Ajo e cilësoi atë si ?Spiderman i 18-të?, duke marrë parasysh vendin ku ndodhi ngjarja.

?Përgëzime për Mamoudou Gassama, për aktin e tij të trimërisë që shpëtoi jetën e një fëmije?, shkruante zonja Hidalgo.

?Ai më shpjegoi se kishte ardhur nga Mali disa muaj më parë duke ëndërruar të ndërtonte jetën e tij këtu.Unë u përgjigja se gjesti i tij heroik ishte një shembull për të gjithë qytetarët dhe se Qyteti i Parisit padyshim që do të jetë i gatshëm ta mbështesë atë në përpjekjet e tij për t?u vendosur në Francë?.

 





Lajmet e fundit nga