web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ori Nebiaj: “Shyqyr po vjen ai greku!”, Fatma Haxhialiu: “Shqiptarët duhet të vënë dinjitetin në vend!

23 Maj 2018, 07:35, Lifestyle CNA

Siç dhe u lançua gjatë gjithë ditës me spote publicitare, dje në Top Show me Alban Dudushin po diskutohet rreth koncertit te këngëtarit Grek, Notis Sfakianakis, i cili pritet të vijë në Pallatin e Kongreseve më 24 maj për një koncert recital. Duke qenë se Notis është antëtar dhe aktivist i njohur i partisë naziste greke ?Agimi i Artë? ka nisur një debat mes publikut shqiptar lidhur me bojkotin e këtij këngëtari i cili dukshëm është shprehur kundër shqiptarëve në retorikën e tij politike.

Pro koncertit të tij është vendosur Ori Nebiaj, moderatorja e ?Wake up? e cila mendon se nuk ka rëndësi fare se çfarë ideologjie përçon Notis për sa kohë i pëlqehen këngët. ?Shyqyr që po vjen ai greku në Shqipëri, ne si gjithmonë kokëulur duke pasur frikë se do të na pushtojë! Kemi frikë ne nga një farë ?Agimi i Artë?? ? është shprehur ajo ndërkohë që Fatma Haxhialiu e cila është prononcuar kundër ardhjes së tij në Shqipëri duke qenë se këngëtari në fjalë me shumë mundësi do ta kthejë në politikë ftesën e tij, ka treguar se kjo është një mundësi shumë e mirë që shqiptarët të vendosin dinjitetin e tyre në vend pasi s?mund të lejojnë që një person i tillë që ka folur në intervista kundër emigrantëve shqiptarë dhe mbron tezat e partisë neo-naziste atje. ?Unë dua ta rris fëmijën tim me dashuri dhe jo me urrejtje!? ? ka thënë Ori Nebiaj duke thënë se askush nuk duhet të kompleksohet sepse urrejtja ndaj Sotis është një sjellje e një shqiptari të kompleksuar. ?Nuk bëhet fjalë për grekë dhe Greqi, mos e ngatërroni, po flasim për neonazistët grekë ku pjesë bën edhe Notis!? ? ka përfunduar fjalën e saj Fatma.





Lajmet e fundit nga