web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbërrin në Tiranë Notis Sfakianakis:"Këtu jemi në Iliri"

22 Maj 2018, 13:55, Lifestyle CNA

Në Tiranë ka mbërritur këngëtari grek Notis Sfakianakis, i cili do të interpretojë këngët e tij më të mira në një shfaqje në Pallatin e Kongreseve. Notis vjen për herë të parë në Shqipëri . Top Channel ka intervistuar këngëtarin duke e pyetur për një nga temat më të nxehta të ditëve të sotme. A i ka konsideruar ai shqiptarët si racë inferiore?

Ai është përgjigjur:” Nuk i kam thënë kurrë këto fjalë. Mediat më kanë manipuluar. Dhe diçka tjetër, fakti që këtu jemi në Iliri kjo i thotë të gjitha.”

Ai gjithashtu ka edhe një mesazh në gjuhën shqipe për të gjithë shqiptarët:” Ju dua shumë, ju pres në Pallatin e Kongreseve!”

 

 





Lajmet e fundit nga