web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dorëzimi i mandatit nga Tahiri/ Kush është miku i Zaganit që “zbuloi” skemën mafioze?

5 Maj 2018, 16:14, Aktualitet CNA

Menjëherë pasi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri bëri të ditur dorëzimin e mandatit të Deputetit, ka ardhur edhe reagimi i njeriut që denoncoi i pari lidhjet e tij me Habilajt.

Ditën që Tahiri komunikoi dorëzimin e mandatit të deputetit, ish-agjenti i Antidrogës, Dritan Zagani në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, duke iu referuar telefonatës së një miku italian thotë se ish-ministri Tahiri veproi sipas kodit të mafias.

Ai shton se Tahiri për gjashtë muaj heshti, duke fituar besimin e kupolës, e pasi mori besimin që nuk i ndodh gjë, bëri lëvizjen e fundit.

Ndërsa sot sërish Zagani ka vijuar të ?mbrojë? tezen e mikut të tij.

Në një lidhje direkte në News 24, Zagani ka përsëritur sërish deklaratën e tij se dorëheqja e Tahirit është ?skemë mafioze.

Zagani është pyetur nga gazetarja Nisida Tufa në lidhje me mikun në fjalë, por ai ka preferuar të mos përmende emra, ndërsa ka thënë se ?I besoj plotësisht profesionalizmit të mikut tim?.





Lajmet e fundit nga