web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Arratisja” e Zaganit/ Zbulohen mesazhet kërcënuese

5 Maj 2018, 16:06, Aktualitet CNA

Ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani në një lidhje direkte në News 24, ka folur në lidhje me largimin e tij nga Shqipëria.

Zagani theksoi se arsyeja e largimit të tij është sepse ndihet i kërcënuar në vendin e tij, ndersa tha se ka marrë dhe mesazhe kërcënuese.

Zagani theksoi se mesazhet bëhen sipas kodit të mafias. Por ajo që e shqetëson më shumë nuk janë ata që flasin e i shkruajnë duke e kërcënuar. Zagani thotë se ata që vrasin nuk flasin.

“Duke qënë aktiv në rrjetet sociale ka shumë nga këta minjtë e internetit që më dërgojnë kërcënime edhe me jetë. Ata shkruajnë aty ku të dhemb më shumë në drejtim të familjes. Ata paguhen për të demoralizuar që të mbyllësh gojën. Ata që vrasin nuk flasin. Falenderoj zotin që jam në një vend ku ndjehem i mbrojtur.
Marr kërcënime me kodin e mafias: ?Shpejt do të palosim?, ?Do ta hamë kokën edhe ty?. Por këto nuk më trembin.”-u shpreh Zagani.

 

 

Zagani thotë se pavarësisht kësaj ai ndjehet i sigurt për jetën e tij dhe të familjes, madje shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare në lidhje me gjithçka di për klanin Habilaj e lidhjet e tyre me ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga