web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elita Rudi nuk përmban lotët në emision teksa flet për vdekjen e njeriut të saj të dashur

29 Prill 2018, 12:20, Lifestyle CNA

Të martën që lamë pas u gjet i vdekur në makinë e tij, aktori i ri në moshë, Art Kurti, i cili së fundmi kishte filluar punë si asamblist e këshilltar në Komunën e Gjakovës.

Shumë kolegë të tij kanë shprehur keqardhjen dhe boshllëkun që u ka lënë Arti me ikjen e tij.

E këtë ka bërë edhe moderatorja Elita Rudi, e cila është njëherësh edhe e dashura e reperit Gjiko.

Elita e ka nisur emisionin e saj ?Elitë Show? me zërin që i dridhej, e veshur me të zeza teksa ka prezantuar kronikën për vdekjen e Artit, ku për më tepër zbuloi që jo vetëm e kishte shok por edhe kushëri.

Ndërsa, vijonte të fliste për Artin, Elita nuk përmbajti dot as lotët.Ajo u shpreh:

Se kisha menduar kurrë që një emision si ky i imi ta nisë me një emocion që do m?i sjellë prezantimi i kronikës që s?do doja kurrë të ndodhte. Art, sot do flasim për vdekjen tënde. Të kisha menduar që ti të ishe njëri nga mysafirët e mi të ardhshëm në emision që të na sjellësh nurin, buzëqeshjen dhe shembullin e një djali brilant. I tillë ka qenë dhe i tillë do prezantohet edhe në këtë emision edhe pse ti sot nuk po e shikon. Detyra jonë si gazetar është të jemi neutralë për situata që na rrethojnë.
Por, këtë herë nuk po mundem, si të jem e ftohtë si gazetare e të raportoj vdekjen e shokut tim, kushëririt tim.

 

 

 





Lajmet e fundit nga