web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasi ish-bashkëshortja e akuzoi se nuk kujdesej për të bijën, flet Kastro Zizo

29 Prill 2018, 08:10, Lifestyle CNA

Kastro Zizo, këngëtari i cilësuar shpesh si ?problematik?, ditët e fundit është përfolur në media për marrëdhënien me ish- partneren e tij, Erleta Hoti me të cilën ka një vajzë të quajtur Nia.

Erleta ka qënë ajo që ka publikuar para disa ditësh një foto screenshot nga biseda me Kastron ku ai e pyeste se si është vajza dhe ajo refuzonte të përgjigjej duke i thënë që nuk ishte postiere. Nëpërmjet këtij gjesti, Hoti ka lënë të kuptohet se Kastro nuk kujdeset mjaftueshëm për të bijën.

Por i pyetur në një intervistë për ?Panorama Plus? se pse Erleta mban këtë qëndrim ndaj tij tij ai u përgjigj :? Ajo të bëjë ç?të dojë! Zoti e ruajtë?!

Mesa duket Kastro është mjaft i prekur nga kjo situatë dhe nuk mund të komentojë më shumë, duke qenë se situata është mjaft delikate për shkak se ata kanë një vajzë ende të vogël./CNA





Lajmet e fundit nga