web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëfehet aktorja: ‘Humba virgjërinë gjatë një përdhunimi nga i dashuri’

28 Prill 2018, 20:50, Lifestyle CNA

Aktorja hollywood- iane Amy Schumer tregoi se e kishte humbur virgjërinë gjatë një përdhunimi nga ish i dashuri i saj.

Schumer tha se kjo ndodhi kur ajo ishte 17 vjeçe dhe i dashuri penetroi brenda saj teksa ajo po flinte.

?Unë nuk kisha rënë dakord për këtë gjë, ne as nuk e kishim diskutuar. Kur të ndodh diçka e kësaj natyre mendon: Në rregull, ai nuk është dikush që do të dëshiroja ta shikoja pas hekurave, por ajo çka më bëri nuk ishte e drejtë.? u shpreh 36- vjeçarja në një episod të ?SuperSoul Conversations?.

Amy tha se i dashuri asokohe u ndje keq pas incidentit dhe ndonëse ajo ishte e acaruar me të u mundua ta qetësonte.

?U ndjeva shumë e nevrikosur me të, një ndjenjë që më ka mbetur që atëherë. Si gra ne jemi mësuar të mos e humbim toruan, sepse kjo i shtyn njerëzit të na shpërfillin, të largohen. Ndjeva se duhej ta qetësoja sepse ai ishte keq, i shqetësuar, ndaj u mundova ta lë inatin mënjanë.?





Lajmet e fundit nga