web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aroma nuk është më justifikim: Duhet urgjent të hani hudhra!

28 Prill 2018, 14:45, Lifestyle CNA

Historikisht është thënë se hudhrat janë super të shëndetshme për organizmin e njeriut, por herë pas here studime të ndryshme kanë patur dyshimet e tyre.

Gjithsesi, në studimin e bërë së fundmi në Universitetin e Nottingham-it, rezultoi se në fakt hudhrat janë një mrekulli. Ato mund të reduktojnë rrezikun e disa llojeve të kancerit, çrregullimeve kardiovaskulare dhe diabetit të tipit 2.

E rëndësishme gjithashtu është mënyra se si ne e gatuajmë hudhrën edhe pse ekspertët ende nuk dinë të thonë se cila nga mënyrat është me më shumë përfitime për shëndetin tonë.

Hudhra e copëtuar, e shtypur në vaj, apo e fermentuar në alkool lëshon një shumëllojshmëri përbërjesh sulfuri, të cilat prodhohen gjithashtu edhe në organizmin tonë.

Kështu, tek njerëzit që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, hudhra bën të mundur ekulibrin me këtë element shumë të rëndësishëm dhe ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të rënda.

Gjithçka duhet të bëni tani është të këpusni 2 thelpinj dhe mos mendoni hiç për aromën që lënë pas./CNA





Lajmet e fundit nga