web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cila anë e fytyrës është më tërheqëse? Na e thotë shkenca

28 Prill 2018, 09:02, Lifestyle CNA

Ne më shumë përdorim anën e majtë të fytyrës sonë për të dalë në foto sesa të djathtën dhe ka një arsye shkencore që shpjegon këtë gjë.

Një teori e quajtur ?animi në të majtë? është përmbledhur nga një studim i kryer nga Annukka Lindell, në Universitetin ?La Trobe? në Melburn. Lindell shqyrtoi 2.000 veta për të parë se cila anë e fytyrës shfaqej më shpesh dhe zbuloi se 41% të tyre shfaqnin anën e majtë të fytyrës, në krahasim me të djathtën (32%).

Studimi shpjegon gjetjet duke pohuar se ana e majtë e fytyrës kontrollohet nga hemisfera e djathtë e trurit, e cila është përgjegjëse për emocionet e një personi. Në thelb, ana e majtë e fytyrave shpreh emocionet më të plota, prandaj ne e shohim atë si anën tonë më të mirë.

?Duke pasur parasysh se vetëm 8% e ?selfie?-ve treguan anën e tyre përballë, tendenca për të adoptuar në mënyrë të përsëritur një pozë të preferuar duket se është norma për ata që bëjnë ?selfie?, shkroi Lindell në studimin e botuar në revistën ?Frontiers in Psychology?.

Një studim i ngjashëm në vitin 2012 nga Universiteti i Wake Forest doli në të njëjtin përfundim:?Ana e majtë shfaq një intensitet më të madh të emocioneve, që nga vëzhguesit jep një imazh më estetik?.





Lajmet e fundit nga