web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gruaja bën ekon e bebes/ E pabesueshme çfarë vuri re

28 Prill 2018, 20:00, Lifestyle CNA

Një grua shtatzënë ka mbetur e shokuar kur ka parë fytyrën e gjyshes së vdekur në ekon e fëmijës që mbante në bark. Stephanie-Jackson-it i thanë se fëmija i saj ishte i shëndetshëm në ekon e 18 javëve. Por 32-vjeçarja ka mbetur e mahnitur kur mamaja e vet i vuri në dukje një detaj, një imazh të fshehur në eko, fytyrën e gjyshes së saj Mary që kishte ndërruar jetë 14 vite më parë.

Stephanie dhe partneri i saj, Michael Davis kishin hasur vështirësi për të ngjizur fëmijë. Bashkëshorti i saj ka kryer një vasektomi në të kaluarën, e ktheu mbrapsht një vit më parë dhe që atëherë Stephanie i ka drejtuar lutje të vazhdueshme gjyshes së saj për të patur një fëmijë.

?E bëra skanerin një ditë më parë dhe as nuk e kisha vënë re. Ishte mamaja ime ajo që ma vuri në dukje. Kur e pashë thashë ?o Zot?! Mami më tha ?ja ku është gjyshja jote? dhe u lumturova kaq shumë. E njoha menjëherë. Që atëherë nuk kam ndaluar së qari. Më ka emocionuar shumë. E humbëm 14 vite më parë.?

Dhe siç nëna e ardhshme tregon, edhe anëtarët e tjerë të familjes së saj mundën ta shquajnë shumë mirë imazhin e gjyshes, me përjashtim të Michael, që nuk e dallonte fort mirë. por tani ajo është e sigurt, gjyshja e ruan nga lart, 100%!





Lajmet e fundit nga