web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VV ngre piramidë kundër pagave dhe shpenzimeve të qeverisë Haradinaj

7 Prill 2018, 15:25, Aktualitet CNA

Lëvizja VetëVendosje përmes një aksioni të zhvilluar sot para objektit të qeverisë së Kosovës, ka paraqitur një piramidë për pagat dhe shpenzimet e qeverisë së Ramush Haradinajt.

Sikurse citojnë mediat kosovare, Egzon Haliti. nga VetëVendosje. gjatë këtij aksioni ka thënë se qeveria Haradinaj është zhytur në shpenzime mbinormë të pagave dhe komoditet me dreka e darka.

?I kemi pushtetarët super të pasur, Qeveria e Haradinajt vetëm për paga ia merr buxhetit 4 milionë euro. Kjo qeveri nuk shquhet vetëm për paga të mëdha, por edhe kabinetin e madh qeveritar?, ka thënë Haliti.

?Sikur të mos u mjaftonin pagat, kabineti është i zhytur nëpër shpenzime enorme nëpër dreka e darka. Në komoditetin e jetës luksoze nuk mund të mendoj për mjerimin dhe varfërinë e popullit?, ka shtuar ai.

Sipas Halitit, Kosovës i duhet një qeveri që minimizon shpenzimet, të cilat nuk po arrin t?i bëjë qeveria aktuale.





Lajmet e fundit nga