Trump kërkon vendosjen e Gardës Kombëtare në kufirin me Meksikën
Ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar ndihmën e...
Puigdemont arriti një fitore të parë në konfliktin e tij me organet gjyqësore gjermane. Gjykata vendosi ta lirojë me kusht ish-kryetarin e Katalonjës.
Gjykata e Lartë e Schleswig-Holstein-it në fakt kishte lëshuar një urdhër ekstradimi, por ekzekutimi i tij u pezullua me kushte. Pra, Puigdemont-i duhet të depozitojë një shumë prej 75.000 eurosh, bën të ditur gjykata në një deklaratë. Ai nuk lejohet të largohet nga Gjermania dhe çdo javë duhet të paraqitet në polici. Se kur do të lirohet nga burgu i arrestit, kjo nuk dihet.
Senati ishte i mendimit se nuk mund të bëhet ekstradim për shkak të akuzës së “kryengritjes”; për akuzën e korrupsionit dhe abuzimit të fondeve publike. Pra, ekstradimi parimisht nuk rezulton i paligjshëm, arsyetojnë gjykatësit vendimin e tyre. Prokuroria e përgjithshme e Schleswig-Holstein-it kishte kërkuar të martën lëshimin e urdhërit për ekstradim.
Akuza e Spanjës për “kryengritje”, në sistemin juridik gjerman korrespondon me “tradhtinë e lartë”. Por, sipas gjykatësve, për një akuzë të tillë nevojitet cilësia e “dhunës”. Vërtet që ato akte dhune që ndodhën në ditën e referendumit i atribuohen të akuzuarit, si nismëtar i referendumit të pavarësisë. Por për nga “natyra, përmasat dhe efekti nuk kanë qenë të përshtatshme” për të ushtruar aq presion ndaj qeverisë saqë kjo ta shihte veten të detyruar “të kapitullonte para kërkesave të dhunëbërësve”, thuhej në arsyetimin e Gjykatës.
Gjykata e Lartë e Landit, veç të tjerash, konstatoi se nuk ka prova se Puigdemont-i do të persekutohet në Spanjë për arsye politike. Avokati i Puigdemont-it, Jaume Alonso-Cuevillas, kishte deklaruar të martën se do të dëshmonte se shteti spanjoll i kishte “shkelur të drejtat themelore” dhe se klienti i tij ishte një “i burgosur politik”.
Ish-presidenti rajonal i Katalonjës ishte njëmbëdhjetë ditë në paraburgim në burgun e Neumünster-it, në veri të Gjermanisë. Më 25 mars 2018 qe arrestuar në autostradën A7 në Schleswig-Holstein teksa kthehej nga vendet skandinave në Bruksel. Si bazë për këtë arrestim shërbeu një urdhër arresti i nxjerrë më parë nga Spanja që vlente për gjithë Europën.
Drejtësia spanjolle e akuzon 55-vjeçarin për kryengritje dhe abuzim me fondet publike. Akuzat vijnë si pasojë e referendumit të tetorit 2017 për pavarësinë e Katalonjës, të cilin e kishte ndaluar më parë qeveria qendrore në Madrid, ndërsa gjyqësori e shpalli në kundërshtim me kushtetutën. Më pas, parlamenti i atjeshëm deklaroi shkëputjen e krahinës nga Spanja…/DW- Shkrimi vjen i redaktuar nga CNA.al/
Ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar ndihmën e...
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar pas aks...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në El...
Administrata e Presidentit Donald Trump shpalli të premten s...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ftuar nj...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i ftuar në studion e em...
Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e ty...
Një ditë më parë Policia e Shtetit arrestoi me qëllim ekstra...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është i ftuar në studion...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha disa herë është...
Gazetari dhe editori i CNA.al Elvi Fundo, ka reaguar pas laj...
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev është th...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Lu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Elbasan ku...
Me riaktivizimin e Ekipit menaxhues, i cili do të bëjë draft...
Pas lajmit të sulmit ndaj studiove të “Zjarr TV” dhe kërcëni...
Ka kaluar një muaj që kur Sindikata e Artistëve të Skenës dh...
Rreth 5 muaj pasi kishte paraqitur kërkesën e tij për azil, ...
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte e ftuar ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një rol jetik për të gj...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...