web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Llalla zyrtari i parë në botë që nuk i lejohet hyrja në SHBA/ Lu tregon ku u morën informacionet

5 Prill 2018, 19:40, Aktualitet CNA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, tha se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, është zyrtari i parë në botë i cili nuk lejohet që të hyj në SHBA nga një ligj i ri që ia jep Presidentit këtë të drejtë.

Ai tha se Sekretari amerikan i Shteti, me kompetencën e marrë nga Presidenti i ndaloi hyrjen Adriatik Llallës, pasi informacioneve të mbledhura se ai ishte i përfshirë në korrupsion të niveleve të larta. Sipas Lu, Sekretari i Shteti ishte i bindur se kishte prova të mjaftueshme dhe këto informacione janë marrë nga burime të ndryshme.

“Sekretari amerikan i Shtetit ishte i bindur se kishte mjaftueshëm prova se Llalla ishte i korruptuar. Kemi shumë burime informacioni dhe të gjitha ato të çonin në një vendim në bazë të cilit u mor vendimi.”, – tha ndër të tjera Lu. /CNA.al





Lajmet e fundit nga