web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bojkotoi protestën e opozitës/ Zbulohet ku ndodhet Agron Shehaj

5 Prill 2018, 16:57, Aktualitet CNA

CNA.al pak më parë raportoi se disa deputetë e bojkotuan mosbindjen civile të Lulzim Bashës, dhe si shembull solli Agron Shehajn.

Pra zoti Shehaj, deputeti miliarder i Lulzim Bahës, sot nuk ishte në protestën e opozitës. Që t’i bindet urdhrit të kryetarit të partisë, përtej mungesës në protestë, duhet që në fund të muajit zoti Shehaj të mos paguajë as taksat.

Pas lajmit tonë, një punonjës i zyrës së shtypit të PD-së, na kontaktoi në emër të deputetit dhe na tha se Goni ishte pro protestës pro mosbindjes civile, por ndodhej në Itali pasi ka probleme me hundët.

Zyrtari i PD-së tha se ka mish të huaj, por nga hundët mund të kesh shumë probleme që vijnë nga arsye të tjera, për të cilat nuk kemi asnjë informacion të besueshëm. /CNA.al





Lajmet e fundit nga