web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Largimi nga ekrani?/ Rudina Xhunga: Nuk dua t’ja di kush është Sokol Balla [VIDEO]

31 Mars 2018, 16:03, Aktualitet CNA

E shtuna në ?Një kat më lart? të moderatorit Ermal Peçi solli në shtëpinë e fundjavës gazetaren e njohur Rudina Xhunga. Shkëputja e saj nga ekrani, largimi nga Vizion Plus dhe fokusimi i saj në median online u bë pjesë e bisedës, me doza të larta sinqeriteti. Ermali i drejtohet Rudinës duke i thënë se nëse ?Shqip? ja doli përballë ?Top Story? mund t?ja dilte edhe ?Dritare? përballë ?Real Story?, duke iu referuar zërave se ardhja e Ballës në Vizion ishtë shkak i largimit të saj.

?Të jem e sinqertë, raportin me Ballën nuk e kam pasur kurrë problematik. Unë nuk jam njëri problematik, nuk krijoj probleme. Njerëzit kanë problemet e tyre, thjeshtë i transmetojnë, i transformojnë. Unë do ja dal pavarësisht burrë a grua qoftë? ? tha Rudina.

Ardhja e Ballës sillte në ekran dy programe aktualiteti, ishte kjo arsyeja e largimit? Rudina i tregon Ermalit se kudo që shkon do të bëj gjëra të mira, i vë zemrën, shpirtin, ndaj nuk do t?ja dij për asnjëri. Ajo tregon se ?dielli? i saj tani është media online.

?Unë jam mjaftueshmërisht Rudina Xhunga. Nuk dua t?ja di kush është Sokol Balla, s?kam dashur t?ja di kush është Blendi Fevziu??? shtoi ajo.

Çfarë i ka thënë gazetares së njohur, në lidhje me suksesin e saj i ndjeri Dritan Hoxha? Cili televizion i mungon? Zbuloni keto e  më shumë të tjera pas minutës se 7-të në intervistën e plotë më Rudina Xhunga./ INTV





Lajmet e fundit nga