web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrimi i 500 kg drogë në Itali/ Zbardhen të tjera detaje, në pranga dy punonjës policie

26 Mars 2018, 09:07, Kronika CNA

Të tjera detaje janë zbardhur nga policia në lidhje me aksionin antidrogë në Itali, ku u sekuestrua një sasi prej 500 kg kanabis dhe u arrestuan dy skafistët shqiptarë.

Në njoftimin e policisë thuhet se SHÇBA ka arrestuar 2 punonjës në Stacionin e Policisë Kufitare për “Shpërdorim detyre”.

Sipas uniformave blu, në Itali janë arrestuar 2 trafikantët shqiptarë K. Skëndaj, 45 vjeç dhe F. Soda, 34 vjeç, për trafik ndërkombëtar droge. Marijuana e sekuestruar është rreth 500 kg.

Hetimet gjithashtu kanë dokumentuar se 2 punonjës të Policisë Kufitare në “Tri Port” nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone, i cili u kap në Brindizi me lëndë narkotike. Rezulton se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës “Tri Port” dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det.

Deklarata e policisë:

Operacion i përbashkët kundër trafikut të kanabisit, arrestohen 2 trafikantë kapet 500 kg kanabis.

Policia e Shtetit dhe Policia Italiane, (siç është bërë e njohur edhe në deklaratën e palës Italiane) kanë finalizuar një operacion të përbashkët kundër trafikut të narkotikëve.

Në Itali u kap një gomone me drogë dhe u arrestuan 2 trafikantët shqiptarë.

Policia e Shtetit përmes informacioneve konfideciale mësoi se gomonia dyshohej se mund të përdorej për trafik.

Në këtë moment Policia njoftoi palën Italiane nëpërmjet Grupit të Kufirit Detar të Guardia di Finanza të vendosur në Durrës dhe Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Shqiptare në Itali dhe ka nisur operacioni i ndjekjes nga ajri dhe deti, përfshirë misionin FRONTEX.

Në Itali janë arrestuar 2 trafikantët shqiptarë K. Skëndaj, 45 vjeç dhe F. Soda, 34 vjeç, për trafik ndërkombëtar droge. Marijuana e sekuestruar është rreth 500 kg.

Hetimet gjithashtu kanë dokumentuar se 2 punonjës të Policisë Kufitare në “Tri Port” nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone, i cili u kap në Brindizi me lëndë narkotike. Rezulton se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës “Tri Port” dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), Vlorë, arrestoi 2 punonjës të Stacionit të Policisë Kufitare në ?Tri Port?, N/Komisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor.

Ndalimi i tyre është bërë për veprën penale të ?Shpërdorimit të detyrës?.

Hetimet po vijojnë në bashkëpunim me palën Italiane.





Lajmet e fundit nga