Reforma Territoriale/ Berisha, thirrje qytetarëve për protestë
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarë...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarë...
Gazetari me pendë të mprehtë, Agim Xhafka, sot ka publikuar në rrjetet sociale një takim të tij me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Duket i ekzaltuar përtej humorit, thumbave dhe satirës së tij. Është i vërtetë dhe i drejtpërdrejtë, aspak konfident.
Xhafka si një rrëfyes i mirë, flet në ligjëratë të drejtë, tregon takimin e tij me Berishën, ” Fajtor është udhëheqja, edhe Basha. E nisi me marrëveshjen, që e quan me stil kadareian, puthja e vdekjes. Jo për ditën kur u dakordësuan, por më vonë kur ai shtrëngim duarsh u shit nga socialistët si favor për PD-në. E ndërsa Rama tallej fshatrave duke e quajtur Bashën cun të mirë, PD-ja duhej të agresohej, ndaj baza u ftoh dhe tani ajo është vagull.”, shkruan ai.
Më tej shton: “Për listat nuk ke pse e pyet. Ta thotë vetë. Gabim, shumë i madh. Nuk fshihet fibra e PD-së me një të rënë të lapsit. E kur e sheh me dyshim, ai shton:? Si ishin listat i mësova nga media? Duhet ta shkruajmë në Kuvend që kandidatët përzgjidhen.
Sali Berisha humbi zgjedhjet e 2013, iku nga drejtimi i saj, por nuk ka ikur partia prej tij. Duket sikur është dorëhequr Basha dhe drejtuesit e sotëm me plogështinë që duket.
Nga biseda kupton se kjo parti ka hyrë në cikël rikuperimi. Njësoj si njeriu kur sëmuret dhe operohet. Pret t?i mbyllet plaga, të heqë penjtë e të futen në lojë fizioterapistët për ta aftësuar.
Edhe pas Theçerit në Angli u larguan tre kryetarë deri sa i katërti i solli në pushtet. Pyetjes në se Basha duhet të dorëhiqet po humbi lokalet 2019,lëshon fjalinë, se unë përjerë e kam deklaruar, po humbja iki. Dhe e provova.”
Në fund përtej një vlerësimi personal për Berishën, shkruan: “-Doktor,je si Kisha e Lacit.
Dola jashtë dhe rruga më nxori para SHQUP-it. Qetësi, heshtje, veç ca makina që flinin në oborr. Parti me dy seli. Dhe nuk dija të dalloja se cila ishte e para…”
Agim Xhafka, besojmë prej kohësh e ka kuptuar, atë që ka thënë Berisha, megjithëse si shumë e shumë të tjerë ka shpresuat tek Lulzim Basha.
Në fakt këtë replikë me një gazetar kaq thumbues, si Xhafka, e bëjmë vetëm për t’i thënë, se diku ka “gabuar”.
PD nuk është parti me dy seli.
Partia Demokratike, ka një institucion, që është lideri historik Sali Berisha. Partia Demokratike ka në kryetar të paaftë, të pabesë, të korruptuar, të keqpërdorur, se për të më shumë vlen kunati dhe familja sesa demokratët, dhe ky është Lulzim Basha.
I dashur Gimi, ka edhe një PD të vërtetë, që janë ata qindra mijë demokratë të tradhtuar dhe të fyer, të shkelur dhe të përbuzur, që shpirtin e kanë flakë, që mendjen e kanë të ndritur, që ndoshta janë shumë të mërzitur me Sali Berishën, që nuk e kanë pranuar kurrë Lulzim Bashën, apo shumë prej tyre me zor e panë si zgjidhje të imponuar.
Votuan dhe nuk votuan, folën dhe nuk folën, kritikuan dhe ndoshta u servilosën, diku me të mirë e diku me të keq, diku u keqpërdorën e diku u mashtruan, ca u blenë e ca paguan, kjo e fundit është në Parlament, janë ato listat e neveritshme.
PD-ja është një parti që ka lider historik Sali Berishën, që ka kryetar në detyrë Lulzim Bashën në godinën e tij të “SHQUP-it”, por që kurrë nuk u bë kryetari i vërtetë i tyre.
Berisha e ka thënë më herët, sot publikisht, ti Gimi ia nxore “të palarat”, sepse ai e di shumë mirë dhe e ka kuptuar se ka përgjegjësinë e tij për Lulzim Bashën në krye të PD-së. Berisha nuk është fajtor, por është mëkatar si të gjithë ne.
Nuk ka një parti me dy seli, i dashur Gimi, ka vetëm një parti, ajo e demokratëve të mërzitur me Berishën, të vërtetë me Berishën, mbështetës të Berishës, të pakënaqur nga një qeverisje, të zhgënjyer nga problematikat e saj, dhe këta në PD janë shumicë, që qëndrojnë jo duke gjykuar ato që thamë pak më lart, por duke “fajësuar” Sali Berishën, pse herën e parë vendosi Lulzim Bashën, në krye të PD, pse herën e dytë e mbështeti.
Megjithëse të gjithë e vlerësojnë dhe mbështetin Sali Berishën, ata ia kanë “falur” gjithçka atij, por kurrë nuk mund të pranojnë, partinë e kunatit dhe të vjehrrit. I vdekuri, nuk ngjallet dot, kjo të paktën nuk është provuar ende më që pas Krishtit me Llazarin.
Prandaj i dashur Gimi, problemi nuk janë dy selitë, Berisha është dhe do të ngelet institucion në PD, deri ditën e fundit që ai do të ketë frymë. Problem janë qindra e mijëra demokratë të braktisur, të tradhtuar dhe të zhgënjyer, që gjithçka ia kanë pranuar dhe falur Sali Berishës, por kurrë nuk mund të qeshin kur PD-ja lëngon, kur demokratët qajnë e Luli prapë qesh.
PD-ja e vërtetë është çdo demokrat, në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë, në Vlorë, Elbasan e Korçë. Gjirokastër Fier e Dibër, në Tropojë, Kukës, Lushnjë e Ksamil, në Librazhd, Devoll e Kolonjë.
Këta janë problemi, këta janë partia e vërtetë, dhe këta janë demokratët, janë një dhe të braktisur nga Lulzim Basha, dhe që mbajnë sytë nga Sali Berisha, i cili është i qartë ashtu siç ti miku ynë gazetar e kuptove pak me vonesë.
Demokratët sot i shikon të bindur, se “Pranvera me një lule nuk vjen”, pa folur për një lule me farë holandeze që nuk mundi të çelte kurrë, por u puth nga vdekja, dhe nuk u prek kurrë nga një bletë që t’i merrte pjalmin.
Partia e kunatit nuk mund të jetë kurrë partia e demokratëve! /CNA.al
“Rikthimi i Sali Berishës, në krye të Partisë Demokratike, n...
Ndryshe nga më parë, Federica Mogherini, përfaqësuesja e Lar...
Në kuadër të vizitës së tij në Shkup, lidhur me përcaktimin ...
Prej disa kohësh në Shqipëri, në këtë vendin tonë me të pasu...
Një shtetas grek është ndaluar në aeroportin e Rinasi, pasi ...
Parlamenti italian, i zgjedhur në votimet e 4 marsit është m...
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka f...
Emër i përngjitur në gjuhën maqedonase dhe pa përkthim, nuk ...
Një sherr mes dy personave në zonën e Laknasit në kryeqytet,...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në kryeqytet,...
Edhe seanca e sotme, e cila është duke vazhduar ende, nuk ka...
Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, pas takimit me presi...
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 22-vjeçar të shpallur në...
Kreu i “Zgjidhjes” Koço Kokëdhima ka hedhur dritë mbi skemën...
Çudi e madhe pse kompleksohemi për të thirrur Këshillin Komb...
Çdo njeri,në e adhuron apo jo,ka kureshtje të takojë Sali Be...
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mbetet në qëndrimin ...
Ish-ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, është dërguar me ur...
Janë një sërë dosjesh kriminale të lena deri më sot në “harr...
Ndue Lala dhe Artan Lazri, janë dy anëtarët e Këshillit Bash...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Marine le Pen po hyn në fazën vendimtare të garës presiden...
Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan pë...
Nga rënia e rolit të eksporteve tek investimet e reja publ...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...