Reforma Territoriale/ Berisha, thirrje qytetarëve për protestë
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarë...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarë...
Çdo njeri,në e adhuron apo jo,ka kureshtje të takojë Sali Berishën. Aq më teper një gazetar që synon të bëjë një shkrim apo një intervistë.
Kur konfirmova një takim me të mendoja se do e gjeja ashtu përkulur mbi kompjuter a duke folur në cel. Por lajmet dalë nga kati i 14 i COIN flisnin se zyra e tij ishte përherë plot. Me pritje e përcjellje,njerëz të thjeshtë,apo ofiqarë e ambasadorë.
Nisja e takimit u bë me përpikmëri. Në orën 13 e 30 minuta. Ai donte të mësonte për mua,unë doja të dija për të.
Gërmova e gérmova,por nuk pati nevojë. Sali Berisha tregon qysh në minutin e parë se ka trishtim e shqetësim. Partia që dorëzoi nuk ka qetësi,pra nuk po starton drejt ngritjes. Dhe është i drejpérdrejtë. Fajtor është Basha. E nisi me marrëveshjen,që e quan me stil kadareian,puthja e vdekjes. Jo për ditën kur u dakortësuan,por më vonë kur ai shtrëngim duarsh u shit nga socialistët si favor për PD-në. E ndërsa Rama tallej fshatrave duke e quajtur Bashën cun të mirë,kryetari i PD-së nuk agresohej,ndaj baza u ftoh dhe tani ajo është vagull.
Për listat nuk ke pse e pyet. Ta thotë vetë. Gabim,shumë i madh. Nuk fshihet fibra e PD-së me një të rënë të lapsit. E kur e sheh me dyshim,ai shton:?Si ishin listat i mësova nga media?
Sali Berisha humbi zgjedhjet e 2013,iku nga drejtimi i saj,por nuk ka ikur partia prej tij. Duket sikur është dorëhequr Basha.
Nga biseda kupton se kjo parti ka hyrë në cikël rikuperimi. Njësoj si njeriu kur sëmuret dhe operohet. Pret t?i mbyllet plaga,të heqë penjtë e të futen në lojë fizioterapistët per ta aftësuar.
Edhe pas Theçerit në Angli u larguan tre kryetarë deri sa i katërti i solli në pushtet. Pyetjes në se Basha duhet të dorëhiqet po humbi lokalet 2019,lëshon fjalinë,duhet të ikte më parë.
Rikthimin e vet ne krye e quan të pamundur,por kérkon rikthimin e të larguarve. Sa më parë të vijnë te shtëpia e tyre. E shpresën pret ta ngjallin të rinjtë. Janë si dallga që pastron bregun.
Me Sali Berishën flet jo veç për politikë. Edhe për teatrin,filmin,librin. Zyra e tij komode,jo aq e madhe sa duket në tv,është e ngrohtë dhe miqësore. I vëmendshëm kur i flet dhe plot fakte kur të shpjegon të bëjnë që takimin ta mbash mend si një ngjarje me kujtesë të gjatë.
Kur largohesh Sali Berisha të përcjell deri tek paradhoma. Atje presin shumë njerëz. E pashë plot atë mjedis të vogël,i thashë:
-Doktor,je si Kisha e Lacit.
Dola jashtë dhe rruga më nxori para SHQUP-it. Qetësi,heshtje,veç ca makina që flinin në oborr. Parti me dy seli. Dhe nuk dija të dalloja cila ishte e para.. /CNA.al
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mbetet në qëndrimin ...
Ish-ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, është dërguar me ur...
Janë një sërë dosjesh kriminale të lena deri më sot në “harr...
Ndue Lala dhe Artan Lazri, janë dy anëtarët e Këshillit Bash...
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka reaguar pas vendimi...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak më parë ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Gjirokastër-Tepele...
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, i është kundër...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankimimin e bërë nga i shumëk...
Procesi i Vetingut ka nisur me anëtarët e Gjykatës Kushtetue...
Fatos Lulo, i thotë “lamtumirë” sistemit të drejtësisë. Të p...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ishte i pranishëm sot në mb...
Në Departamentin Amerikan të Shtetit, Ministri Fatmir Xhafaj...
Një denoncim është bërë mesditen e sotme nga deputeti i PD,...
Në serinë e sotme do ndiqni:Shivai nuk e beson Anikën se në ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga dety...
Dje në mbrëmje, Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, në emi...
Kryetarin e Partisë Demokratikë, Lulzim Basha e ka zënë gjum...
Në ditën e dytë të vizitës në Uashington, Ministri i Brendsh...
Eduard Selami ka reaguar pas zërave të shtuar ditët e fundit...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Marine le Pen po hyn në fazën vendimtare të garës presiden...
Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan pë...
Nga rënia e rolit të eksporteve tek investimet e reja publ...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...