web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grida Duma sulmon qeverinë/ Ja si po pengohen mjekët të rriten profesionalisht

21 Mars 2018, 21:09, Aktualitet CNA

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka sulmuar qeverinë Rama 2, pasi sipas saj ka marrë vendime që penalizojnë një grup mjekësh ndër më të mirët në vend, që të rriten më tej profesionalisht.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Duka ka publikuar një dokument, me të cilin tregon sesi qeveria ka vendosur që tu hiqet pagesa gjatë vitit të parë të specializimit mjekëve të rinj.

Në postimin e saj ajo shkruan:

“Mjekët që kërkojnë të specializohen ju hiqet pagesa gjatë vitit të parë të specializimit!

Ky është shqetësimi madhor për një grup mjekësh që janë ndër më të mirët por që qeveria i penalizon duke i pamundesuar jetesen dhe rritjen profesionale. Ky shqetësim u paraqit nga një grup mjekësh të rinj.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili konfirmohet në shkresën që i kanë dërguar Rektorit të Universitetit të `Mjekësisë, ka vetëm një qëllim: të largojë përfundimisht mjekët më të mirë. Më të mirët, sepse për tu kualifikuar në specializime raporti është një në dhjetra.

Specializimi afatgjatë është punë me kohë të plotë dhe madje shpesh dhe me orë më të zgjatura. Kjo do të thotë që këta mjekë nuk kanë asnjë mundësi tjetër punësimi dhe të ardhurash. Po ashtu shkollimi në mjekësi është shkollimi më i gjatë dhe të përballosh kostot e këtij shkollimi kërkon shumë më tepër të ardhura se studimet e tjera.”

Sipas Dumës, “Vendimi për ti hequr pagesën është pohimi që shëndetësia po shkatërrohet me qëllim, po penalizohen më të mirët. Ndërkohë që mbështetja financiare e specializantëve në këto kushte ku ndodhet vendi në nevojën per mjekë specialistë është emergjencë kombëtare.

Pasojat e këtij vendimi janë humbja e më të mirëve sepse nuk e përballojnë dot vitin pa asnjë të ardhur ndërsa do punojnë me kohë të plotë në spitale, dhe nëse nuk e përballojnë dot largimi i tyre nga Shqipëria është opsioni i vetëm për të mos humbur edhe vitet e investuara më parë në mjekësi.”

Në përmbyllje të reagimit të saj, deputetja e PD-së, shprehet se: “Ndërkohë që vetë qeveria ka pranuar dështimin, ka pranuar që ka mungesë të specialistëve në spitale dhe ka vende bosh për specialistë të cilët nuk i kemi dhe ky vendim e shkatërron më tej situatën në spitale.

Mjekësia është fusha e parë ku asnjë qeveri nuk guxon të rrezikojë cilësinë dhe talentin e mjekëve në shkëmbim të shpenzimeve minimale.

Është e papranueshme të penalizosh mjekët e rinj më të mirë.
Arsyet se përse është marrë ky vendim janë të paditura por pasojat janë të ditura.

Ministria duhet të kthejë pagesën në vitin e parë, si detyrim edhe kontraktual ndaj specializantëve.” /CNA.al





Lajmet e fundit nga