web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mësoni kush ishin dy deputetët që shpëtuan rënien e qeverisë Haradinaj

21 Mars 2018, 20:52, Aktualitet CNA

Një nga marrëveshjet më të komentuara në Kosovë ka marr fund sot pas një dite maratonike. Kosovën e zhbllokoi një nga deputetët që e kishte kundërshtuar më së shumti marrëveshjen e Demarakcionit me Malin e Zi Donika Kadaj ? Bujupi së bashku me deputetin e Listës Serbe, Adem Hodza.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Donika Kadaj ? Bujupi ka votuar sot pro ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, ani pse ajo këtë marrëveshje e kishte kundërshtuar para tre vjetëve duke hedhur gaz lotsjellës.

Gjatë kohës sa Kadaj ? Bujupi ishte deputete e Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me ish-kolegët e saj të Vetëvendosjes ishin arrestuar për hedhje të gazit në Kuvend të Kosovës, shkruan Insajderi.

Për të mos ia falur Malit të Zi, 8 mijë hektarë tokë ajo kishte qëndruar në burg së bashku me liderin e VV-së Albin Kurti. Por pas tre vjetëve, kohë kjo është kur edhe VV filloi të përçahej në mes vete, Kadaj Bujupi ndërroi qëndrim. Ajo u rikthye sërish në ?folenë? e saj, në partin ku ajo kishte filluar karrierën e saj politike, në AAK.Ndërsa sot deputetja Kadaj ? Bujupi në qetësi hodhi votën e saj pro kësaj marrëveshje dhe zhbllokoi Kosovën.

Mirëpo nuk ishte vetëm deputetja e AAK-së që votoi pro Demarkacionit. Kosovën e zhbllokoi edhe njëri nga deputetët e Listës Serbe, Adem Hodza.

Hodza ia kishte premtuar votën koalicionit qeverisës, që nëse mbledhin 79 vota, ai do ta japë votën që do ta bënte dallimin për ratifikimin e demarkacionit. Adem Hodza, është anëtar i partisë së gorarëve (JGP), ndërsa në Kuvend është pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe.

Rikthimi i Donika Kadaj-Bujupi në AAK, ka bërë që koalicioni qeverisës, së bashku edhe me LDK-në të sigurojë 79 vota për ratifikimin e demarkacionit, ndërsa vota e Adem Hodzës ka qenë vendimtare që marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi të kalojë sonte.

Kundërshtimi që kishte filluar para tri viteve nga Lëvizja Vetëvendosje për ta ndaluar ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është dorëzuar sot pak para orës 19:00. Ku 91 deputet qenë të pranishëm dhe 80 prej tyre kanë votuar “pro”, ndërsa 11 të tjerë votuan “kundër Demarkacionit.





Lajmet e fundit nga