web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthen ish-deputeti socialist/ Ramën e solli në pushtet Basha dhe hashashi

9 Mars 2018, 20:31, Aktualitet CNA

“Kjo qeveri ka dalë nga votat e vjedhura, nuk ka dalë nga votat qytetare. Kjo qeveria ka dalë nga vota e hashashit, qeveri që del nga një grup kriminal. Rama është treguar i kujdesshëm, pse me lek mund të merrte dhe 100. Mori aq sa i duhet që të mos binte në sy.”, – është shprehur në studion e lajmeve të Syri.net, ish-deputeti socialist Eduard Ndocaj.

Sipas Ndocajt, veç hashashit, Edi Rama erdhi në pushtet me ndihmën e Lulzim Bashës, i cili mori 6 ministri, dhe se kryetari aktual i opozitës po mban në jetë qeverinë Rama 2.

“Ti sot ke qytetarë në burg për dritat dhe patentat, 32 mijë vetë, ke njerëz që i ka lënë pa punë, pra si do ja jepnin votën këtij. Pra po ti marrësh grupe grupe, tregon se zgjedhjet ishin një manipulim, sepse edhe kodi zgjedhor ja lejoi. Edhe opozita heshti, por u bë palë duke marrë 6 ministri. Opozita kishte Ministrinë Brendshme, dhe mund ta ndalonte presionin dhe shantazhin që ju bë qytetarëve.

Ne nuk dimë se çfarë biseduan mes tyre dy liderët. Rezultati sot është ky, një qeveri që bën çfarë të dojë, ndërsa kjo opozitë e lë të bëjë çfarë të dojë”, – tha ndër të tjera Ndocaj. /CNA.al





Lajmet e fundit nga