web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse ministri serb i mbrojtjes bën thirrje për rrëzimin e qeverisë Haradinaj

9 Mars 2018, 16:55, Aktualitet CNA

Dialogu teknik ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe do të vazhdojë që nga data 19 deri më 21 mars.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Ajo ka kërkuar gjithashtu formimin e Asociacionit si marrëveshje e arritur në Bruksel, transmeton “lajmi.net”.

?Që nga fillimi duhet ta kenë të qartë dy palët që Asociacioni duhet të zbatohet pa vonesa. Kjo vlen edhe për të gjitha marrëveshjet e tjera që janë arritur?, tha Kocijançiq për agjencinë zyrtare serbe të lajmeve “Tanjug”.

Asociacioni e kërkoi edhe ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin. Madje ai i bëri thirrje Listës Serbe që nëse kjo marrëveshje nuk zbatohet, atëherë ta rrëzojnë qeverinë e Kosovës Haradinaj.

Ndryshe zëdhënësja e Komisionit Evropian, ditë më parë, në një përgjigje për “lajmi.net” nuk kishte treguar datë për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë, pra ndërmjet presidentëve të të dy vëndeve.





Lajmet e fundit nga