web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do të çojë Astrit Patozi propozime në Kuvendin Kombëtar të PD?

9 Mars 2018, 15:50, Aktualitet CNA

Ish-Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astit Patozi, ka dhënë një intervistë për televizionin “Report TV” rreth ngjarjeve të fundit në PD.

Astrit Patozi, iu përgjigj edhe pyetjes nëse do të çonte ai dhe “Lëvizja për Ringritjen e PD-së”, propozime në Kongres, ndërsa tha se nuk ka propozime më të mira se ato të Platformës së kësaj lëvizje që është në tryezën e Bashës dhe që deri më sot është injoruar.

?PD shmangu debatin dhe mundësinë që të shkonte e bashkuar në Kongres. Propozim më të madh se platforma e Lëvizjes për Ringritjen e PD nuk mund të ketë, platformë e cila është injoruar. Mjafton që bazamenti i saj të merret në konsideratë dhe të pranohet ne shkojmë, jo thjeshtë se ndihemi të respektuar, por shkojmë drejt një zgjidhje që shkon përmes votës. PD nuk mund të amnistojë krimet politike të Lulzim Bashës, në drejtimin e tij në këto 5 vite. Kur them krime politike e kam parasysh jo akte apo gjeste të dënueshme penalisht, por kanë qenë të tilla që e kanë çuar dërguar PD në një katastrofë elektorale dhe gjendjen së pashpresë ku ndodhet sot.”, – tha Astrit Patozi. /CNA.al





Lajmet e fundit nga