web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Maskaradë konkursesh në Ministrinë e Arsimit dhe DAP"

9 Mars 2018, 17:19, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të ndryshëm.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shprehet se Departamenti i Administratës Publike i ndryshon rregullat për konkurse sipas qejfit.

?Pershendetje zoti Berisha dua te denoncoj skandalin e radhes nga Ministria e Arsimit. U be konkursi per 7 Zyrat Arsimore me numer 1583 konkursi u be ne departamentin e administrates publike u zhvilluan fazat ku radhen e pare per konkurim e kishte levizja paralele. U zhvillua provimi dhe nga levizja paralele nuk dolen kandidat fitues . Ne date 23 02 2018 dap njofton konkurentet per pranim ne sherbimin civil dhe ne kete konkurim u zhvilluan te gjitha fazat :vleresimi i dosjes, testimi me shkrim dhe intervista me goje.Kur te gjithe konkurentet prisnin pergjigjen e rezultatit nga departamenti i administrates publike i vleresimit te dosjes i testimit me shkrim dhe intervistes me goje vjen email surprize nga departamenti i administrates publike ku thoshte qe eshte anulluar.Kjo gje nuk eshte normale ku ndryshohen rregullat sipas qejfit.????, – thuhet në mesazhn e bërë publik nga Berisha.

Ish-kryeministri e ka quajtur këtë akt, si një maskaradë konkursesh në Ministrinë e Arsimit dhe DAP. /CNA.al





Lajmet e fundit nga