web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kuvendi Kombëtar i PD/ Topalli: Farsë e radhës nga Basha, synon...

9 Mars 2018, 20:06, Aktualitet CNA

Ish-Kryetarja e Parlamentit, njëherësh nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka reaguar pas mbledhjes së Kryesisë së PD dhe thirrjes së Kuvendit Kombëtar nga kryetari i Lulzim Basha.

Në një prononcim për televizionin Report TV, Topalli i cilëson si farsë të gjitha lëvizjet e Lulzim Bashës. Ajo thotë se këto lëvizje kanë si qëllim që të bëjnë pastrimin përfundimtar të partisë nga demokratët.

Ish-Kryetarja e Parlamentit, shprehet se, ndonëse Partia Demokratike ka nevojë për bashkim, Basha po e thellon ndarjen.

?Një farsë e re antistatuore që synon pastrimin përfundimtar të partisë nga demokratët. Ndërkohë që sic thotë Berisha, Partia ka nevoje për bashkim. Ajo që po bën Lulzim Basha është thellimi i ndarjes. Problemi i PD nuk është statuti, (sepse atë se ka respektuar kurrë Lulzim Basha) por humbja e thellë e PD, kriza e lidershipit, ilegjitimiteti dhe korruptimi i tij përballë qeverisjes më të keqe të këtyre 27 viteve?, – deklaroi Topalli. /CNA.al





Lajmet e fundit nga