web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Platforma e propozuar/ Ja cili është plani i ri i Serbisë për Kosovën

9 Mars 2018, 18:22, Aktualitet CNA

Në Serbi po vazhdon dialogu i brendshëm ?se çfarë duhet të bëhet me Kosovën?. Në vazhdën e këtij dialogu po hidhen në publike dhe variante të ndryshme, deri në momentin që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të dalë me platformën përfundimtare.

Kjo platformë pritet të bëhet e ditur në fund të muajit prill dhe më pas të vendoset nëse e njëjta do të hidhet në referendum ose jo. Në mesin e atyre që kanë ofruar platformë është edhe hulumtuesi serb, Nenad A. Vasiq.

Kjo platformë është publikuar në Serbi më 6 mars, ndërsa “Lajmi.net” e sjellë atë të plotë sot në origjinale siç është prezantuar fillimisht.

Në platformën e titulluar ?Çështja e Kosovës: Serbët dhe shqiptarët nga ndarja e thellë deri tek bashkimi i mundshëm?, Dr. Nenad A. Vasiq fillimisht shkruan për historinë për faktin se si shqiptarët dhe serbët me shekuj kanë jetuar pranë njëri-tjetrit, se si shqiptarët dhe serbët janë popujt më të mëdhenj në rajonin e Evropës Juglindore, etj.

Vasiq thelbin e platformës e nxjerrë kur shkruan se Kosova duhet të jetë bashkësi e dy popujve të barabartë në status të dakorduar politik dhe kushtetues-juridik.

Këtë zgjidhje Dr.Vasiqi e sheh si kompromis ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këtë propozim Vasiq thotë se e ka bërë më 12 janar të vitit 2018 gjatë debatit të brendshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Sipas këtij propozimi, Kosova si bashkësi e dy popujve të barabartë me status të barabartë politik dhe juridiko-kushtetues përmes procesit të bisedimeve, shqiptarët si popullsi shumicë do të ishin përgjegjësit kryesor dhe serbët si pakica më e madhe gjithashtu do të kishin përgjegjësi në një pjesë të caktuar të territorit me garanci ndërkombëtare.

?Për këtë zgjidhje në opsion janë: Kosova-bashkësi e dy popujve të barabartë do të garantohej fillimisht nga Republika e Serbisë dhe Republika e Shqipërisë. Në rendin e dytë do të ishin SHBA-ja, BE-ja dhe në rendin e tretët vendet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara?, shkruan Vasiq.

Në platformën prej saktësisht 10 faqeve, Vasiq i përmend të gjitha modelet që deri më tash janë përfolur në publik për Kosovën:

  7 propozimet e Vasiqit

Unioni real i shteteve të pavarura të Serbisë dhe të Kosovës i propozuar nga dr. Vladan Kutleshiq, është i papranueshëm për shqiptarët.

Ai thotë se Serbia gjithmonë ka bërë përpjekje për kthimin e Kosovës nën pushtetin serb. Kjo platformë ëshë hedhur poshtë nga Lëvizja për Bashkim dhe nga zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.





Lajmet e fundit nga