web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shefi i antidrogës së Vlorës kapet me 5 ton marijuanë në Itali

1 Mars 2018, 14:21, Kronika CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas kapjes së një sasie prej rreth 5 ton marijuanë në Itali, e cila vinte nga Shqipëria.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Berisha shkruan se një ndër personat e arrestuar në Itali si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, është edhe Adrian Liçaj, Ish-shefi i Antidrogës në Vlore aktualisht shef i patrullave te Vlores.

Sipas Berishës, 5 tonelatat e droges qe u kapen sot ne Itali jane nisur nga narkopolicia e Vlores.

Gjithashtu Berisha thekson se Liçaj ka qene badigard i Zani Çaushit ne vitin 1997 dhe eshte emëruar në 2014-ën në pozicionin e lartë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Postimi i plotë:

Gjirizi i Narkoshtetit te Norieges shperthen ne Itali!

5 tonelata kanabis qe u kapen ne Itali i nisi policia e Vlores, konkretisht
– ish shefi i antidroges te Vlores
– aktualisht komandanti i patrullave te Vlores, Adrian Liçaj

Te dashur miq, 5 tonelatat e droges qe u kapen sot ne Itali jane nisur nga narkopolicia e Vlores, konkretisht Ish-shefi i Antidrogës në Vlore aktualisht shef i patrullave te Vlores, Adrian Liçaj i arrestuar ditën e sotme në Itali si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Liçaj ka qene badiguard i Zani Çaushit ne vitin 1997, eshte emëruar në 2014-ën në pozicionin e lartë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Trafiku, u denoncua nga Kryetari i grupit Parlamentar te PD Edi Paloka si ish badiguard i Zani Çaushit.

Pak kohe me pare u lirua nga detyra por pasi pagoi u pranua serish ne polici si komandant i patrullave te Vlores. Ketu me poshte keni emrat e bandes shqiptare te trafikut te 5 tonelatava droge nga narkopolicia e narkoshtetit. sb

Shqiptarët e arrestuar sot janë:
Indrit Buja, alias Andrea, shqiptar
Elvis Hajdini, 25 vjeç, nga Vlora.
Shefik Muho nga Vlora
Vladimir Leskaj, 51 vjeç nga Vlora
Adrian Licaj, 51 vjeç, shqiptar
Vilson Nelaj, 32 vjeç, shqiptar
Astrit Paskali, 45 vjeç, shqiptar
Alban Sinani, 35 vjeç, shqiptar
Gentian Sulejmani, 41 vjeç, shqiptar
Luan Tahiraj, 39 vjeç, shqiptar





Lajmet e fundit nga