Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Pas sekuestrimit të rreth gjysëm toni kokainë në Portin e Durrësit ka reaguar edhe ish-presidenti Bujar Nishani.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Nishani shkruan se ?Kthimi i Shqipërisë në destinacionin bazë të depozitimit të kokainës nga Amerika Latine, përpunimi i saj dhe shpërndarja më pas në Evropën Perëndimore na ka ekspozuar gjithësecilin prej nesh në një rrezik të madh edhe të jetës.?
Sipas Nishani, informacionet e para tregojnë se pritësit e këtij kontenieri kanë marrë nga i njëjti destinacion edhe rreth 100 (njëqind) ngarkesa të tjera.
Gjithashtu Nishani thekson se ?Ata që e kanë studiuar me kujdes fizionominë e MAFIA-s e dinë mirë se një ngarkesë qindramilionëshe nuk lëviz kurrë pa garanci të forta me pushtet absolut për të siguruar suksesin e transaksionit.?
Postimi i plotë:
Siguria Kombëtare në rrezik serioz !
Dje në Shqipëri u kap një sasi rekord
prej 615 kg kokaine. Një ngarkesë e survejuar dhe ndjekur në të gjithë trajektoren e lëvizjes së saj Kolumbi-Maltë-Itali me destinacion Shqipërinë nga Agjensia më e fuqishme botërore e antidrogës, DEA Amerikane.
Pothuajse paralelisht me këtë ngjarje në Shqipëri, kapen sasi të konsiderueshme kanabisi në Itali dhe Greqi të nisura nga Shqipëria.
Vetëm në këto ngarkesa vlera e parave të pista e kalon shumën e një miliard dollarëve.
Para e madhe, për të blerë gjithshka !
Pushtet, armë, prezencë, mburojë, vazhdimësi !
Kthimi i Shqipërisë në destinacionin bazë të depozitimit të kokainës nga Amerika Latine, përpunimi i saj dhe shpërndarja më pas në Evropën Perëndimore na ka ekspozuar gjithëseicilin prej nesh në një rrezik të madh edhe të jetës.
Përgjegjësit kryesor të kësaj situate nxituan me shpejtësi ta devijojnë atë në ?suksesin e jashtëzakonshëm? që u kap kontenieri !!!
Informacionet e para tregojnë se pritësit e këtij kontenieri kanë marrë nga i njëjti destinacion edhe rreth 100 (njëqind) ngarkesa të tjera.
Asnjëra prej tyre e kontrolluar.
Nëse vetëm 1 në 10 prej tyre do të kishte ngarkesë me kokainë, imagjinoni se cfar sasia ka hyrë dhe është shpërndarë më pas nga Shqipëria ?
Ata që e kanë studiuar me kujdes fizionominë e MAFIA-s e dinë mirë se një ngarkesë qindramilionëshe nuk lëviz kurrë pa garanci të forta me pushtet absolut për të siguruar suksesin e transaksionit.
Një ngarkesë qindramilionëshe nuk lëviz kurrë pa u provuar suksesi i përsëritur i sasive më të pakta që rriten në progresivitet kalim pas kalimi.
Përse këtë vend po lejojmë të na e shkatërrojnë në këtë ?far-féje?, duke na kthyer të gjithëve në maskën e bosëve narkos ?
Shqipërinë po na e kthejnë nga HAMBARI evropian i kanabisit në TRAMPOLINEN mesdhetare të kokainës !
Shumë mirë që kontenieri që u plas në mes të sheshit të Portit u kap. Duartrokitje !
Por 28 shkurti është ngulur si gozhdë tani.
Policia dhe Prokuroria e shtetit kanë një nga provat më të mëdha përpara për të zbuluar në detaje grupim kriminal që priste porosinë, Atë që do të bënte përpunimin dhe Atë që do ta shpërndante drejt Perëndimit.
Do duhet të na thonë ; Kush janë garantuesit e sigurisë së këtij transaksioni gjigand kriminal ?
Kjo dosje as nuk do mund të harrohet, as do mund të ?hollohet?.
Në të kundërt përgjegjësia do të jetë shumë e madhe.
Rrogëtarët e kokainës do përpiqen ta lyejnë me bojrat e ylberit të bardhën vrastare të kokainës.
Por ne, qytetarët nuk duhet të kompleksohemi nga ky lloj agresioni i trushplarjes.
Sot Siguria Kombëtare e Shqipërisë është në rrezik !
Rrezik që vjen i komanduar nga miliardat e parave të zeza të së bardhës zezonë kokainë.
Miliarda që lehtësisht blejnë të gjitha llojet e pushteteve në një vend që quhet formalisht demokratik.
Miliarda të pista që blejnë votat dhe pushtetin politik.
Pastaj me të, zotërojnë pushtetin ekonomik.
E pastaj me të, kontrollojnë pushtetin mediatik.
E më tej me të, nënshtrojnë pushtetin e drejtësisë.
Përfundimisht gjithshka e blerë !
E blerë me kokainë tashmë.
Ndaj siguria jonë është në rrezik !
Kur siguria e qytetarëve të një vendi është në mënyrë masive në rrezik, Siguria Kombëtare është e tëra në rrezik.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Unaza e Madhe n...
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave...
Një tjetër sasi e madhe droge është sekuestruar, këtë radhë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në k...
E ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, gazetarja Klodian...
Pas kapjes së 613 kilogramë kokaine në Maminas, mëngjesin e ...
Sekuestrimit e 613 kilogramë lëndësh narkotike e dyshuar si ...
Dy shtëpi janë shkrumbuar në fshatin Qerret të Elbasanit, ku...
I ftuar në studion e lajmeve në RTSH 1, gazetari investigati...
Një i ri shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u varur në një...
Sekuestrimi i kokainës në Maminas, që kapte vlerën e 180 mil...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në studion e laj...
Aksioni policor i koduar “Last Snow”, i finalizuar në orët e...
Emergjencat Civile dhe zjarrfikëset e bashkisë në fshatin Br...
Ish- kryeministri Sali Berisha ka komentuar aksionin e polic...
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në fshatin M...
Në vijim të veprimeve hetimore për dokumentimin e ngjarjes s...
Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të ...
Rreth mesditës së sotme, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj...
Një sasi rekord, prej rreth 613 kg lëndë narkotike është sek...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...