Skandal në Bashkinë e Tiranës/ Opozitës i hiqet e drejta e fjalës (video)
Kreshnik Çollaku, kryetar i Grupit të Këshilltarëve demokrat...
Pas interpelancës së ministrit të Brendshëm Ditimir Bushati në Komisionin e Politikës së Jashtme, ku u pyet lidhur me negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar, ka reaguar edhe Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi.
Blushi i pyetur nga mediet lidhur me përmbajtjen e tre takimeve të Ministrit të Jashtëm Bushati me Presidentin e Republikës Meta të pretenduar nga Bushati sot gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kuvendit tha se:
“Është e vërtetë që janë zhvilluar tre takime me kërkesën e Ministrit Bushati, posaçërisht në datat 6 tetor 2017, 18 janar 2018 dhe 9 shkurt 2018.
Në takimin e datës 6 tetor vendin kryesor e ka zënë kërkesa e MEPJ për t?i akorduar gradën Diplomatike Ambasador Ambasadorit të Shqipërisë në detyre në Beograd, z. Ilir Bocka, si dhe kërkesa për të pranuar në parim propozimin për të emëruar Ambasador në NATO z. Igli Hasanaj.
Presidenti i Republikës firmosi menjëherë mbas takimit, atë ditë, dekretin për z. Bocka dhe pranoi në parim kandidaturën e z. Hasanaj duke kërkuar kohë për verifikimet përkatëse.
Ky takim nuk zgjati më shumë se 15 minuta.
Gjatë takimit të dytë sqarojmë se z. Bushati çështje kryesore kishte sqarimin për votimin në OKB dhe çështje të përgjithshme të personelit diplomatik jashtë vendit.
Ai shprehu njëkohësisht ndjesën dhe keqardhjen për mos koordinimin e tij me Kryeministrin Rama lidhur me ndryshimin e propozimit për z. Igli Hasanaj nga Ambasador në NATO për në OSBE
Ne fund të takimit zoti Bushati i tha zotit Meta se të nesërmen do të shkonte në Korçë për të takuar zotin Kotzias për të zgjidhur të gjitha çështjet e trashëguara mes dy vendeve.
Zoti Meta e inkurajoi që të vazhdojnë frymën e bashkëpunimit pozitiv si e vetmja rrugë për të dy vendet tona.
Edhe ky takim nuk ka zgjatur më shumë se 15 minuta.
Më datën 9 shkurt është zhvilluar takimi i tretë, përsëri me kërkesën e Ministrit Bushati.
Çështja kryesore e ngritur nga zoti Bushati ishte emergjenca për emërimin e dy Ambasadorëve të rinj në UNESCO dhe në Gjeneve.
Zoti Meta i premtoi se kjo gjë do të ndodhte menjëherë dhe po atë ditë Presidenti Meta firmosi dy dekretet për emërimet e kërkuar nga Ministri Bushati.
Në fund të këtij takimi zoti Bushati i tha zotit Meta se bisedimet me zotin Kotzias kishin vajtur shumë mirë në përgjithësi dhe i duhej një autorizim për të mbyllur marrëveshjen e detit.
Zoti Meta i bëri të qartë zotit Bushati edhe një herë rëndësinë e madhe që ai i ka kushtuar dhe i kushton marrëdhënieve me Greqinë duke e sqaruar se komunikimi për këtë çështje të rëndësishme do të jetë gjithmonë zyrtar dhe shkresor, ndërsa kërkesa për autorizim të vinte sipas procedurave të përcaktuara qartë nga vendimi i posaçëm i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.
Ky takim nuk i ka kaluar 10 minutat.
Pavarësisht nga kjo transparencë, lidhur me tre takimet, dëshiroj të konfirmoj edhe një herë qëndrimin e Presidentit të Republikës për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe partneritetit me Greqinë.
Po kështu Presidenti Meta mbështet çdo nismë për një marrëveshje të re me Greqinë dhe është i gatshëm të bashkëpunojë me Qeverinë dhe Parlamentin në mënyrë konstruktive, të përgjegjshme dhe transparente në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të evituar çdo surprizë të pakëndshme në të ardhmen.” /CNA.al
Kreshnik Çollaku, kryetar i Grupit të Këshilltarëve demokrat...
Pas kapjes së 613 kilogramëve drogë të llojit kokainë nga Po...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka reaguar pas lajmeve t...
“Ndërkohë që aty bëhej debat, dhe kreut të grupit parlamenta...
Operacionin e kapjes së 613 kilogramëve drogë, të llojit kok...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, is...
Pas kapjes së 613 kilogramëve drogë të llojit kokainë, detaj...
Policia e Shtetit arriti që në kuadër të operacionit, “Last ...
Policia e Shtetit në kuadër të operacionit të koduar, “Last ...
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, përveçse amnistimit të dh...
Presidenca ka reaguar pasi deputeti i PD-së Tritan Shehu kër...
Pasi mori paratë për prishjen e pallatit të vjehrrit në Vlor...
Ish kreu i PD –së, në Durrës, Osman Stafa i ka dërguar një...
Sot në mëngjes në Portin më të madh të vendit u sekuestrua n...
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në një konferencë ...
Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ishte i...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë në dorëzim me qi...
Në intervistë për DW në kuadrin e turit të vizitave në vende...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...