web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jo vetëm në club-e nate: Striptistet edhe në varrim!

22 Shkurt 2018, 17:05, Lifestyle CNA

Kur i referohemi striptizmit, përgjithësisht mendja na shkon tek club-et e natës, orët e vona, por në Kinë ju do të shihni striptiste në një ceremoni mortore dhe festa të tjera të rëndësishme.

Disa komunitete të zonave rurale besojnë se pjesëmarrja e striptisteve në ceremonitë mortore ndihmon për të nderuar të vdekurit, për të argëtuar të pranishmit në funeral dhe për të sjellë fat tek familjarët.

Sipas antropologëve, që merren me zhvillimin e vetive fizike dhe shpirtërore të njeriut në të gjitha këndvështrimet, ky rit lidhet edhe me adhurimin e riprodhimit, pjellorisë dhe është një mënyrë për të thënë se jeta vazhdon.

Institucionet kineze kanë nisur një fushatë kundër këtij riti të zakonshëm, sepse iu duket absurde që të ndodhë diçka e tillë kur dikush ndërron jetë.

Rituale të tilla të ndryshme nga tonat ka edhe në vende të tjera, si në Indi që vishen me të bardha apo në Ganë, ku familjarët kërcejnë gjatë varrimit./CNA





Lajmet e fundit nga