web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të veshurat më bukur në Brit Awards, shqiptaret udhëheqin listën (FOTO)

22 Shkurt 2018, 13:20, Lifestyle CNA

Mbrëmja e djeshme ishte një nga netët më të mëdha për muzikën britanike.

Rita Ora, Holly Willoughby, Ellie Goulding dhe Kylie Minogue drejtuan listën e të veshurave më bukur në BRIT Awards 2018, të mbajtur në O2 Arena në Londër të mërkurën në mbrëmje.

Rita, 27 vjeçe, dukej si një princeshë, me një fustan të bardhë me pupla të Ralph & Russo, ndërsa nuk mungoi trëndafili i bardhë që simbolizonte mbështetjen ndaj lëvizjes Time?s Up.

Duke e ekspozuar dhëmbin e saj të artë, Rita shkëlqente me një makijazh shumë natyral dhe dhëmbin e saj prej floriri.

Dua Lipa gjithashtu shkëlqeu me fustanin madhështor të Giambattista Valli.

 

Ellie Goulding zgjodhi një fustan të shkurtër në ngjyrë të kuqe, të frymëzuar nga vitet ?80.

Këngëtarja e hitit ?Love me like you do?, dukej mjaft elegante me makijazhin natyral, ndërsa vëmendjen e merrnin këpucët e saj me fruda.

 

Pas nuk mbetej Kylie Minogue dhe çifti Cheryl Cole dhe Liam Payne, të cilët bënë daljen e parë në publik pas lajmeve për ndarje./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga