web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

10 vjetori i pavarësisë së Kosovës/ Berisha falënderon autoritetet për pritjen

18 Shkurt 2018, 19:06, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale, nëpërmjet një shkrimi ka shprehur mirënjohjen për pritjen që i është bërë në Kosovë, me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, gjithashtu ka bërë një pasqyrim të qeverisë kosovare dhe aktiviteteve të saj.

Berisha  shkruan se dita e parë e festimeve u mbyll me koncertin e mbajtur nga këngëtarja e Rita Ora, ndërsa ka shprehur falenderimet e përzemërta autoriteteve të Kosovës për ftesën dhe pritjen e tyre.

Postimi i plotë:

?Festohet madherishem ditelindja e 10-te e Kosoves se Pavarur!

Te dashur miq, mbreme ne sheshin kryesor te Prishtines, me nje koncert elektrizues, magjik, disa oresh te superyllit te muzikes dhe kenges boterore Rita Ora dhe zerave te tjere virtuoz, ne te cilin moren pjese sipas mediave mbi 300 mije vete, u mbyll dita e pare e festimeve te 10 vjetorit te pavaresise se Kosoves.

Kurse sot festimet vazhduan me nje seri ceremonish zyrtare dinjtoze te organizuara ne Parlament me fjalimet solemne; ne sheshin kryesor te Prishtines me parade te forcave te sigurise dhe policise se Kosoves; ne Ministrine e Jashtme me promovimin e dy librave historik te themeleve te Kosoves se pavarur; ne Presidencen e Republikes me fjalet solemne, vazhduar me pas me nje koncert mahnites te filarmonise se Kosoves.

Miq te Kosoves nga e gjithe bota, ministra, parlamentare, diplomate, politikane, zyrtare te larte te vendeve mike dhe institucioneve nderkombetare kishin nderuar me pranine e tyre festimet 10 vjetorit te pavaresise se Kosoves.

Qindra mijra qytetare te Kosoves kishin mbushur, me te madh e te vogel, rruget dhe sheshet e kryeqytetit te tyre dhe me krenari te ligjshme, civilitet te admirueshem, entuziazem te jashtezakonshem festuan ditelindjen e 10 te Republikes se Kosoves.

Me kete rast shpreh dhe nje here me perulje, mirenjohjen time te pakufishme ndaj qendreses epike pothuaj njeshekullore te popullit te Kosoves, arkitektit dhe themeluesit te Kosoves se lire dhe te pavarur, Presidentit Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari, princit te heroizmit, trimerise dhe burrerise se shqiptareve si dhe te gjithe atyre qe luftuan dhe rane per t?u bere te pavdekshem qe shqiptaret ne Kosove dhe kudo qe jane te jetojne te lire dhe krenare, ndaj miqve tane ne SHBA dhe kudo ne bote per rolin e tyre percaktues ne lirine dhe pavaresine e Kosoves, autoriteteve dhe mbare qytetareve te Kosoves, qe ne nje dekade pavaresi kane transformuar dhe zhvilluar Kosoven me nje quantum leap frymezues per rajonin dhe me gjere.

Se fundi, dua te shpreh me perulje, mirenjohjen time me te thelle qytetareve te Kosoves per pritjen dhe ndjenjat vllazerore qe me rezervuan ne çdo hap dhe moment te qendrimit tim ne Prishtine dhe falenderimet e perzemerta autoriteteve te Kosoves per ftesen dhe pritjen e tyre! sb /CNA.al





Lajmet e fundit nga