Reforma në drejtësi/ LSI “sulmon” SHBA dhe BE
Kreu i grupit parlamentarë të LSI –së, Petrit Vasili ka “sul...
Deputeti i LSI -së, Luan Rama, i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili pak ditë më parë i quajti pedagogët si ?bishti i fundit i kavallit?.
?Teksa e dëgjova këtë ?krahasim? e shikoja senatorët e universitetit tonë që dëgjonin gojëhapur ekselencën e tij, zotin Kryeministër, mendova se qe një lapsus e jo lajthitje shprehja ?bishti i fundit i kavallit?, të cilën senatorët tanë universitarë nuk e vunë re, se helbete, si profesorë me një barrë mend, kishin nivelin e bisedës tek drynët e bravat e dyerve të tyre?, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
Sipas Ramës, kur të njejtin ?krahasim?, i përndritshmi ynë Kryeministër e përsëriti edhe në sallën e Kuvendit në përpjekje për të ironizuar opozitën, u duk qartë se nuk ishte më një lapsus, që gjithkujt mund t?i ndodhë, po ishte lajthitje.
Postimi i plotë:
Kryeministrit i duhet treguar kavalli!
Pasi e cilësoi Akademinë e Shkencave agjenci funerali, pasi mediat e vendit të vet që e pasqyrojnë atë ditë për ditë e deri në neveri i quajti kazan, kryeministri ynë mblodhi Senatin e Universitetit të Tiranës për t?jua thënë në sy që ?jeni bishti i fundit i kavallit?!
Teksa e dëgjova këtë ?krahasim? e shikoja senatorët e universitetit tonë që dëgjonin gojëhapur ekselencën e tij, zotin Kryeministër, mendova se qe një lapsus e jo lajthitje shprehja ?bishti i fundit i kavallit?, të cilën senatorët tanë universitarë nuk e vunë re, se helbete, si profesorë me një barrë mend, kishin nivelin e bisedës tek drynët e bravat e dyerve të tyre!
Mirëpo, kur të njejtin ?krahasim?, i përndritshmi ynë Kryeministër e përsëriti edhe në sallën e Kuvendit në përpjekje për të ironizuar opozitën, u duk qartë se nuk ishte më një lapsus, që gjithkujt mund t?i ndodhë, po ishte lajthitje!
Sepse shprehja popullore nuk është ?bishti i fundit i kavallit? siç e tha Kryeministri, por vrima e fundit e kavallit, siç e thotë populli, që i referohet kavallit si instrument popullor, i ngjashëm me fyellin, por më i gjatë e me më shumë vrima.
Sipas fjalorit të gjuhës së sotme shqipe, kavalli është fyell i madh me tytë prej druri dhe me gojëz në trajtë sqepi.
E për të mos lënë shteg për ndonjë paqartësi, po i shpjegojmë zotit Kryeministër se çfarë është fylli, që të kuptojë më mirë edhe kavallin.
Fyelli është vegël muzikore si gyp i hollë e i gjatë, prej druri a prej metali e me disa vrima, së cilës i bien duke i fryrë me gojë.
Pra, edhe fyelli, edhe kavalli janë instrumenta muzikorë popullorë të së njejtës familje, si gyp i hollë e i gjatë, gjithnjë bosh nga brenda, me të vetmin ndryshim që kavalli është fyell më i madh ose më i gjatë dhe ka më shumë vrima.
Referuar formës së tyre e faktit që nga brenda janë bosh, mënçuria popullore na ka dhënë një mori shprehjesh frazeologjike që shpesh herë perdoren si krahasim, ndër to ka edhe me tone ironizuese, stigmatizuese e shpesh herë edhe tallëse, si përshembull: shtati pyll e mendja fyell!
Për koherencë me terminologjinë e kryeministrit, meqë ai përdori kavallin, po ju sjell në vëmendje edhe një shprehje tjetër: bjeri kavallit!
Por që i përndritshmi ynë kryeministër të mos gabojë herë tjetër e të mos thotë ?bishti i fundit i kavallit? në vend të ?vrima e fundit e kavallit? i duhet treguar kavalli!/CNA.al
Kreu i grupit parlamentarë të LSI –së, Petrit Vasili ka “sul...
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama në fjalimi...
Festimet me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës k...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati po m...
Postimet e mëngjesit të kryeministrit Edi Rama, janë kthyer ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një postim ...
Burime diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme greke i kanë ...
Teksa ndodhet në Kosovë, për 10-vjetorin e pavarësisë, presi...
Media “EuReporter” me anë të një shkrimi i ka kërkuar falje ...
Në një intervistë të dhënë për “Rilindja Demokratike” më 17 ...
I gjendur në Kosovë, në 10 vjetorin e shpalljes së pavarësi...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se opozita insistoi q...
Kreu i grupit parlamentar të LSI –së, Petrit Vasili ka uruar...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë në mbrojtje t...
Deputetja demokrate Orjola Pampuri, dje ka publikuar një mes...
Ish Kryeministri Sali Berisha, ka uruar qytetarët e Kosovës,...
Gjatë vizitës në qarkun e Durrësit, Ministri i Bujqësisë dhe...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha , ka uruar dhjetë v...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...