Lul Basha, një lider i përmasave të reja
Nga Hekuran VladiSali Berisha e pushoi pas 5 min Ylli Pangon...
Nga Sali Kabashi – Historian
(Mali i Zi, i llastuari i Evropës)
Pas Traktatit të Shën Stefanit (03 mars 1878) dhe Kongresit të Berlinit (13 qershor 1878), Fuqitë e Mëdha e detyruan Perandorinë Osmane që të ia lëshonte Malit të Zi Plavën dhe Gucinë, por këtë assesi nuk do e lejonte Lidhja shqiptare e Prizrenit, e cila dërgoi forcat e veta ushtarake dhe i mbrojti heroikisht këto treva shqiptare nga pushtimi malazez.
Pas kësaj përpjekje të dëshpëruar, Krali malazias Nikolla, u ankua tek fuqitë e mëdha, se Perandoria Osmane nuk po ia lëshonte tokat të cilat sipas marrëveshjes do të duhej të ia jepte Malit të Zi. Fuqitë e Mëdha menduan për një opsion tjetër për Malin e Zi, ato vendosen që malazezëve t’u jepeshin Hoti dhe Gruda të cilat ishin të banuara me shqiptarë të besimit Ortodoks dhe si të tillë mendimi ishte se ata nuk do të refuzonin pushtetin e një mbreti Ortodoks siç ishte Nikolla i Malit të Zi. Por kështu nuk menduan edhe shqiptarët, me hyrjen e malazezëve në këto dy treva shqiptare, ata hasen në rezistencë shumë të ashpër nga vendasit shqiptar dhe forcat e Lidhjes së Prizrenit, të cilët e zmbrapsen ushtrinë malazeze!
Kjo bëri që Mali i Zi edhe një herë të detyrohet të kërkoj ndihmën e Fuqive të Mëdha duke u ankuar serish se Perandoria Osmane nuk ishte gjithaq e interesuar që të ia lëshonte Malit të Zi ato pjesë që i jepeshin nga marrëveshja! Duke parë gjendjen e krijuar, Fuqitë e Mëdha, gjithsesi kishin vendosur që Malit të Zi ti jepnin një copë toke nga pjesa e shqiptarëve, tashmë ato vendosen që të ia jepnin Ulqinin dhe kështu ti plotësonin apetitit e Nikollës. Pasi që ushtria e Perandorisë Osmane u detyrua të largohej nga Ulqini dhe të hiqte dorë nga mbrojtja e tij, menjëherë në qytet u futen forcat shqiptare të Lidhjes së Prizrenit të cilat ishin të vendosura për mbrojtjen e qytetit historik. Forcat malazeze e kishin të pamundur hyrjen në Ulqin, sa sulme që bënin, ushtria e Lidhjes së Prizrenit i kthente mbrapa, por një gjë të tillë shqiptarët nuk mundën ta bëjnë edhe me Flotën detare të Britanisë së Madhe, e cila filloj bombardimin e forcave shqiptare në Ulqin me ç?rast edhe i shpartalloi duke bërë kështu që malazezët të futen në Ulqin pa asnjë pengesë të vetme.
Kështu ndodhi plotësimi i dëshirës së Malit të Zi që të kishte me doemos një copë tokë shqiptare brenda kufijve të vet.
Një gjë e ngjashme po ndodhë edhe sot, por tani në rrafshin diplomatik. Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, automatikisht i jep malazezëve një pjesë të mirë të tokës së Kosovës këtij shteti fqinjë, pjesë e cila asnjëherë nuk ishte e tij.
Ndonëse Mali i Zi dhe Maqedonia, nuk ishin palë ndërluftuese në Luftën e fundit (1998-1999), por prap se prap këto dy shtete po marrin tokë shqiptare. Demarkacioni me Maqedoninë, të paktën 3000 hektarë të Kosovës i shkëputi në favor të shtetit maqedonas, tani edhe Demarkacioni me Malin e Zi po bënë që rreth 8000 hektarë ti merren Kosovës dhe ti jepen malazezëve.
Nëse do të ndodhë edhe zyrtarisht shkëputja e kësaj pjese, e cila do ti jepet Malit të Zi, harta e Kosovës nuk do të jetë më ajo që është sot, hartë e cila fatkeqësisht duhet të ndryshohet edhe në Flamurin tonë shtetërorë.
Ndonëse miqtë tanë evropian dhe botërorë, ishin për mos prekjen e territoreve, prap se prap ajo po ndodhë duke i dhënë territor të Kosovës Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Por humbjet territoriale për Kosovën nuk do të ndalen me kaq! Demarkacioni i kufirit, do të ndodhë edhe me Serbinë, demarkacion i cili me shumë gjasë do të jetë edhe më i dhimbshëm dhe më i dëmshëm për Kosovën, se sa demarkacioni me Maqedoninë dhe Malin e Zi.
Se çfarë do të ndodhë dhe çfarë skenari do na përgatitet nga Serbia dhe Rusia, mbetet të shihet, por një është e sigurtë, Historia po përsëritet./CNA.al
Nga Hekuran VladiSali Berisha e pushoi pas 5 min Ylli Pangon...
Nga Artur AjaziSkandali më i fundit i bërë publik nga disa m...
Një duzinë aktorësh po protestojnë këto ditë, siç thonë dhe ...
Flamuri, metamorfoza shqiptare në 100 vjet105 vjet më parë, ...
Mesi i fushatës së 25 Qershorit në Shkodër…, një qytetar për...
Instituti i Statistikave konfirmoi zyrtarisht që shqiptarët ...
Grupi i eurodeputetëve në takim me homologët e tyre shqiptar...
Nga Roland QafokuKishte kohë që dukej gjithnjë e më pak. Fli...
Para do kohësh unë ju shkruajta dhe Ju kërkova si qytetar që...
Nga Agron GJEKMARKAJKryeministri, para pak ditësh, u gëzohej...
Nga Zef ZEFI Dy njolla të reja e zezuan “kartolinën” mavi’so...
Ambasadori i SHBA në Tiranë ka folur sot sërish direkt dhe a...
Ju jetoni në demokraci. Nëse ju i kërkoni, qeveria duhet të ...
Ka ndryshuar diçka e rëndësishme apo diçka e rëndësishme pri...
Prej gati tre dekadash Shqipëria si shtet, e shqiptarët si p...
Të përkëdhelur dhe të urryer.Alfred Adleri, në librin “Psiko...
Shefat e shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s, u mblodhën n...
Shteti i vënë përballë “Nyjes Gordiane”. ju rikujtoj “burrav...
Nga Mero BazeSali Berisha po përpiqet të bëhet rrufepritës i...
Ngjarjet janë aq masturbuese tek ne, sa e dyta e vdes të par...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...