Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Artur Ajazi
Skandali më i fundit i bërë publik nga disa media të shkruara dhe elektronike, që lidhej me ?bisedën? erotike në celular mes dy deputetëve të afërt të kreut të PD zotit Basha, tregoi edhe njëherë se brenda asaj partie dhe brënda atij grupi parlamentar, gjithçka mund të ketë, vetëm ligjëvënës jo.
Një turp i paparë, një sjellje dhe përqasje që as rrugaçët nuk do ta bënin mes tyre qoftë edhe me sms celularësh, në një institucion ku diskutohen dhe miratohen ligjet e shtetit.
Publikimi më i fundit i bisedimeve erotike mes dy deputetëve, ishte dhe fillimi i fundit të turpshëm të një liste e cila u hartua dhe miratua fund e krye nga i vetmi person, zoti Lulzim Basha.
Janë ata që zoti Basha i afroi dhe prezantoi si ?prurja e re në PD, (pasi largoi të vjetrit) gjaku i ri në parti?, dhe që prej 6 muajsh po e turpërojnë, dhe po e nxijnë nga themelet atë parti.
Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, kur në PD-në e Lulzim Bashës, u afruan njerëz pa shkollim, pa formim, pa dinjitet, pa integritet, të marrë nga konviktet e Qytetit Studenti, dhe u bënë sekretarë, propogandues dhe deputetë të asaj partie vetëm për të votuar kryetarin.
Dhe nuk kishte se si të mos ndodhnin skandale të tilla (dhe të tjera që pritet të ndodhin ndoshta më vonë) kur në grupin parlamentar Lulzim Basha, ose nuk e di, ose dhe nuk i njeh pothuajse fare gjysmat e tyre, pasi i ka të rekomanduar ose nga kunati, ose nga servilët e fshehur deri dje pas Berishës, dhe që sot dolën për të bërë ?cubin? edhe para kamerave.
Më e pakta që mund të bënte Lulzim Basha sot, do të ishte kërkesa ultimative për dy deputetët e listës së tij, të dorëzonin mandatet, më e shumta do të ishte ti flakte jashtë rradhëve të partisë, madje edhe jashtë selisë.
Kjo pasi ata nuk e kanë vendin në parti, ata nuk e kanë dashur dhe nuk e duan Partinë Demokratike, ata ndoshta kanë ardhur rastësisht në atë parti, ata u bënë ?miqtë? e Lulit pasi nisën të shanin të larguarit dhe të mbronin kryetarin sipas mënyrës së tyre periferike dhe provinciale.
Ata e turpëruan Partinë Demokratike, (sepse atë fatkeqësish përfaqësojnë) dhe heshtja e Lulzim Bashës ndaj skandalit e thellon edhe më tepër atë. Jam i bindur se Sali Berisha do ti kishte nxjerrë me shkelma jashtë selisë, dhe një gjë të tillë e ka bërë dikur.
Por Lulit i duhen edhe ca kohë deputetët e skandaleve, sepse ai sërish do ti kërkojë atyre votën, sërish ai do ti kërkojë atyre të dalin në debate televizive dhe të ?sulmojnë qeverinë Rama?.
Por një gjë nuk duhet të harrojnë deputetët e listës dhe Lulzim Basha, qeveria e Ramës nuk rrëzohet dhe nuk ?damkoset? me të damkosur, nuk akuzohet dhe nuk denoncohet me të akuzuar dhe të denoncuar, pasi ajo veçse fiton kredenciale.
Mjafton të lexosh dhe shikosh komentuesit e rrjeteve sociale elektronike lidhur me videon dhe bisedat erotike të dy deputetëve të Bashës, dhe të bindesh përfundimisht se, kjo opozitë veç problemeve me organizimin, programimin, dhe ristrukturimin politik të saj, ka shumë probleme edhe në aspektin moral të përfaqësimit në Parlament.
Ai institucion ka qenë dhe mbetet tempulli i fjalës së lirë, tempulli i elitës politike dhe intelektuale, dhe kurrsesi nuk mund të bëhet as streha e kriminelëve, por edhe as streha e të pamoralshme dhe rrugeçërve. Fillimisht duke ngritur gishtin e mesit para kamerave , dhe pastaj duke flirtuar me sms telefonike mes tyre , periferikët e rastësishëm të grupit parlamentar të Lulzim Bashës, janë bërë turpi botës, duke njollosur jo vetëm një parti politike me tradita, por edhe elektoratin që i ka votuar, ndoshta gabimisht ata.
Do të ishte në nderin e zotit Basha, të dilte dhe të prononcohej publikisht për dy ?prurjet? e tij në grupin parlamentar të PD, ti dënonte publikisht veprimet e tyre, fjalorin e tyre, dhe ti largonte pa asnjë mëdyshje nga rradhët e asaj partie.
Do të ishte në moralin e dy deputetëve të përgojuar , që më e pakta të dorëzonin mandatet e grabitura , dhe të mos dukeshin më në sallën e atij Parlamenti, pasi edhe sikur të qëndrojnë brënda tij tani e tutje, ata kurrë nuk do të mund ta fshijnë nga kujtesa e shqiptarëve aq më keq e demokratëve, gjithçka të publikuar./CNA.al
Një duzinë aktorësh po protestojnë këto ditë, siç thonë dhe ...
Flamuri, metamorfoza shqiptare në 100 vjet105 vjet më parë, ...
Mesi i fushatës së 25 Qershorit në Shkodër…, një qytetar për...
Instituti i Statistikave konfirmoi zyrtarisht që shqiptarët ...
Grupi i eurodeputetëve në takim me homologët e tyre shqiptar...
Nga Roland QafokuKishte kohë që dukej gjithnjë e më pak. Fli...
Para do kohësh unë ju shkruajta dhe Ju kërkova si qytetar që...
Nga Agron GJEKMARKAJKryeministri, para pak ditësh, u gëzohej...
Nga Zef ZEFI Dy njolla të reja e zezuan “kartolinën” mavi’so...
Ambasadori i SHBA në Tiranë ka folur sot sërish direkt dhe a...
Ju jetoni në demokraci. Nëse ju i kërkoni, qeveria duhet të ...
Ka ndryshuar diçka e rëndësishme apo diçka e rëndësishme pri...
Prej gati tre dekadash Shqipëria si shtet, e shqiptarët si p...
Të përkëdhelur dhe të urryer.Alfred Adleri, në librin “Psiko...
Shefat e shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s, u mblodhën n...
Shteti i vënë përballë “Nyjes Gordiane”. ju rikujtoj “burrav...
Nga Mero BazeSali Berisha po përpiqet të bëhet rrufepritës i...
Ngjarjet janë aq masturbuese tek ne, sa e dyta e vdes të par...
Nga Azem PARLLAKU – “E filuam me McAllister dhe e mbaruam me...
Në një hark të shkurtër një javor, në dy shtetet shqiptare n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...