Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Një duzinë aktorësh po protestojnë këto ditë, siç thonë dhe vetë, për të ruajtur vendin e tyre të punës, godinën e Teatrit Kombëtar, por në fakt ndoshta pa vetëdije po protestojnë për diçka më shumë, për diçka më të madhe dhe qytetare: po protestojnë për të ruajtur atë pak memorie historike të qytetit. Prandaj, në fakt kjo nuk është thjeshtë një protestë e aktorëve të Teatrit.
Sot, nuk duhet të shtrohet çështja; a do të ndërtohet Teatri i Ri Kombëtar në direkun e një vaporri -pallat, që do të fillojë te ish-PD-ja vjetër e do të mbarojë tek Ministria Rendit, bashkë me teatrin si shtesë Pallati, por a do të mbetet Teatri i mëvetësishëm i rikonstrutar, si një vlerë historike e këtij qyteti.
Sot, më mirë ky teatër, të mbesë simbol i ?brekëve të Violeta Manushit?, se sa simbol i një qendre të madhe tregtare. Fatkeqësisht, ka mbetur shumë pak për të mbrojtur dhe sic ka thënë dikur Spartak Ngjela, ky qytet po kthehet në as më pak e as më shumë në një fjetore të madhe dhe ky është krimi më i madh që i është bërë këtij qyteti, i pariparueshëm, i pakthyeshëm dhe miliona vite burg i dënueshëm.
Sot disa zëra të veçuar që etiketohen nga Kryeministri ?kazan? dhe një pjesë e medias serioze gjithashtu ?Kazan? për Kryeministrin, na sollën në kujtesë se si bazuar në të famshmen formulë të Ramës partneritet Publik- Privat, u zhduk Kinema 17 Nëntori, një nga vlerat më të mëdha historike të këtij qyteti, u zhduk kinema Republika, u zhdukën muzera, jo një po disa.
Sot Stadiumin Kombëtar Qemal Stafa që dhe ashtu si ishte përfaqësonte një vlere historike të këtij qyteti edhe pse është lënë me perimetër të mëvetësishëm i kanë ngjitur po një kullë sipër, sikur dikush ka vënë bast, që po nuk pati pallat rrethe qark ta ketë sipër.
Fytyra e këtij qyteti sot, është ai monumenti otoman përbri Partizanit të Panjohur, i harkuar nga të gjitha anët dhe sipër nga një godinë shumëkatëshe, që duket si një embrion fëmije që barkun e asaj godine shumëkatëshe që nuk do ta lërë të lindë kurrë.
Sot, për momentin e vetmja godinë arti me perimetër të mëvetësishëm është Teatri i Operës dhe Baletit, fati i së cilës gjithashtu ka gjasa të jetë me pikëpyetje. Të vetmet kompromise që vendet e qytetëruara përfshi dhe Vatikanin, kanë bërë me nazistët, janë lidhur pikërisht me mosprekjen e memories historike të qytetit, ndërsa për ne, ky është kompromisi më i pamundshëm që mund të bëjmë më bashkatdhetarët që na qeverisin.
Ndaj,sot teksa një duzinë aktorësh po protestojnë për këtë godinë Teatri, ndoshta është koha t?i kërkojmë falje shqiptarëve për protestat e munguara qytetare në ruajtje të memories historike të këtij qyteti.
Duhet të kishim protestuar për kinematë e humbura të këtij qyteti, për muzetë e humbura, për kalldrëmet e humbura e shumë e shumë të tjera, duhet të kishim protestuar që kur u prish lartësia e bulevardit nga kullat përballë Piramidës, lartësi të cilën nuk guxoi ta prishte as diktatori Enver Hoxha.
Sot po të shëtisësh në rrugët e këtij qyteti kupton dy gjëra: që arti është shtesë pallatesh dhe që ky qytet është qeverisur, nga të paluturuar, injorantë dhe mbi të gjitha nga hajdutë.
Flamuri, metamorfoza shqiptare në 100 vjet105 vjet më parë, ...
Mesi i fushatës së 25 Qershorit në Shkodër…, një qytetar për...
Instituti i Statistikave konfirmoi zyrtarisht që shqiptarët ...
Grupi i eurodeputetëve në takim me homologët e tyre shqiptar...
Nga Roland QafokuKishte kohë që dukej gjithnjë e më pak. Fli...
Para do kohësh unë ju shkruajta dhe Ju kërkova si qytetar që...
Nga Agron GJEKMARKAJKryeministri, para pak ditësh, u gëzohej...
Nga Zef ZEFI Dy njolla të reja e zezuan “kartolinën” mavi’so...
Ambasadori i SHBA në Tiranë ka folur sot sërish direkt dhe a...
Ju jetoni në demokraci. Nëse ju i kërkoni, qeveria duhet të ...
Ka ndryshuar diçka e rëndësishme apo diçka e rëndësishme pri...
Prej gati tre dekadash Shqipëria si shtet, e shqiptarët si p...
Të përkëdhelur dhe të urryer.Alfred Adleri, në librin “Psiko...
Shefat e shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s, u mblodhën n...
Shteti i vënë përballë “Nyjes Gordiane”. ju rikujtoj “burrav...
Nga Mero BazeSali Berisha po përpiqet të bëhet rrufepritës i...
Ngjarjet janë aq masturbuese tek ne, sa e dyta e vdes të par...
Nga Azem PARLLAKU – “E filuam me McAllister dhe e mbaruam me...
Në një hark të shkurtër një javor, në dy shtetet shqiptare n...
Kur filloi ky mandat qeverisës, të shumtë ishin idhtarët e R...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...