web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e politikanit serb në Mitrovicë/ Vuçiç: Kemi një imazh por nuk do të flas

11 Shkurt 2018, 15:48, Kosova & Bota CNA

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë një deklaratë lidhur me vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” (SDP), Oliver Invanoviç.

Presidenti serb u shpreh se ka një pasqyrë të mbi këtë vrasje, dhe një imazh, por nuk do të flasë asgjë zyrtarisht.

?Kemi një imazh, por nuk do të flasë asgjë zyrtarisht, të presim, por shpresoj se vrasësi do të kapet dhe ne do të bashkëpunojmë me Prishtinën rreth kësaj çështjeje?, – raporton agjencia e lajmeve Anadolu, të ketë thënë Vuçiç.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç ka deklaruar se Beogradi pret përkushtim të plotë në këtë rast dhe gjetjen e autorëve të krimit, ?qoftë serb, shqiptar apo i huaj?.

Sipas tij Prishtina ka më shumë mundësi sepse ka një pasqyrë më të madhe për rastin, pasi Beogradi nuk është lejuar të marrë pjesë në hetim, pavarësisht se të dhënat shkëmbehen.

Politikani serb Oliver Ivanoviç, u vra më 16 janar përpara selisë së SDP-së në pjesën e Mitrovicës veriore. Mësohet se dje janë arrestuar dy policë për manipulimin e provave nga terreni. /CNA.al





Lajmet e fundit nga