Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Nga Azem Parllaku
*?Kanionet e Skraparit nuk preken?-deklaroi dje Kryeministri Rama. E përshëndes për sa tha, por nuk e përshëndes për sa ka bërë dhe ende bën. Ka dhe një kanion mbi të cilin është bërë ?rrugë HEC-esh?. Eshtë fjala për Kanionin e Vanave në Kukës, ku në vitin 2016 nisën prodhimin e energjisë 5 HEC-e të reja, më konkretisht; HEC ?Bele 1? me fuqi 5MW, HEC ?Topojan 2? me fuqi 5,8 MW, HEC ?Bele 2? me fuqi 11MW, HEC ?Topojan 1? me fuqi 2.9MW, HEC ?Orgjost i Ri? me fuqi 4,8MW.
E ndërsa pasi i mallkoi HEC-et private të dhëna me koncesion nga paraardhësit, qeveria rifillon dhënien e lejeve për hidrocentralet private. Vetëm disa ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar jo pak por 19 vendime. Pjesa më e madhe e tyre i takojnë disa lejeve të ndërtimit për hidrocentrale të reja në vend të cilët në total shkojnë tetë.
Të paktën pesë prej tyre janë në rrjedhën e përroit të Rekës dhe të Shishtavecit në Kukës. Në fakt zhvillimi i tregut të energjisë në Shqipëri, po nxjerr zbuluar strategjinë e dështuar të ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël të cilët janë kthyer në një kancer për të ardhmen e turizmit dhe në një barrë për liberalizimin e tregut të energjisë në vend.
Sekretariati për Energjinë me qendër në Vjenë, ka shprehur disa ditë më parë shqetësimin për mungesën e liberalizimit të tregut të energjisë në Shqipëri, i cili, sipas një ligji të miratuar në vitin 2015, harruar në sirtare, duhet të niste në janar të këtij viti, por Shqipëria jo që nuk është gati për këtë treg, por me politikat e zhvillimit të saj, e ka futur në një kolaps të ardhmen e tregut të lirë të energjisë. Një nga këto probleme mbeten dhe hidrocentralet e vegjël, që kanë nisur si një strategji zhvillimi e shpikur nga Berisha dhe që po vazhdojnë për inerci ende nga qeveria socialiste, si shifra që prodhojnë statistikë për rritjen ekonomike. Sapo erdhi në pushtet, qeveria socialiste shpalli një listë koncesionesh që do t?i rishikonte, në të cilën bënin pjesë edhe HEC-et private të dhëna me koncesion.
Prodhuesit privatë të energjisë elektrike dhe ata që i kishin në ndërtim e sipër HEC-et, kaluan një ?dimër të madh?. Kjo reformë u reflektua me revokime lejesh, ndryshim të formulës së tarifave të shitjes së energjisë te KESH-i, kontroll të afateve të përfundimit, si dhe shlyerje të penaliteteve që përmbanin kontratat. Leja për ndërtimin e HEC-eve private në Zajë, Turaj, Xhaferraj, Kollovoz dhe Novosej, në rrjedhën e përroit të Rekës dhe të Shishtavecit, është një vendim i cili definivisht shkatërron natyrën që Zoti u ka falur banorëve lumjanë dhe atyre goranë të kësaj ane.
Me këtë vendim që Ju z.Rama keni marrë, keni dënuar me vdekje vendin më të vizituar të turizmit malor dhe atij ndërkufitar në Kukës. Shqetësimi i banorëve të Topojanit, Kollovozit, Novosejt, Shishtavecit, etj, është rritur mjaftueshëm gjatë këtyre orëve.
Çuditërisht heshtin institucionet lokale. Banorëve nuk u është bërë e qartë se, kur është lëshuar leja mjedisore për ndërtimin e HEC-eve në këtë zonë, e cila me VKM Nr.898 datë 21.12.2011, është shpallur Zonë e Mbrojtur. Në këtë Rezervat Natyror të Menaxhuar, rriten rret 46 specie të rëndësishme bimore të futura në listën e specieve të rrezikuara të vendeve të rëndësishme bimore të Shqipërisë. Grupi i vertebrorëve në zonën e Koretnik-Korabit përfaqesohet në tërësi nga 205 lloje.
Grupi më frekuent është ai i shpendëve me 135 lloje, i ndjekur nga grupi i gjitarëve me 30 lloje. Më pas vijojnë peshqit me 15 lloje, reptilët me 14 lloje dhe së fundi amfibët me 11 lloje. Ndër këta vertebrorë të paktën 74 lloje hyjnë në kategorinë e specieve të kërcënuara në shkallë kombëtare. Këtu bëjnë pjese 14 lloje reptilësh, 11 amfibë, 39 shpendë dhe 10 gjitarë. Objektet kulturore, fetare, historike brenda zonës janë një tjetër pasuri e madhe e cila i tërheq vizitorët nga e gjithë bota.
Pra duhet t?a dini z.Kryeministër se; Zona dallohet jo vetëm për vlerat e spikatura natyrore por edhe për vlera unike të kulturës, historisë, veshjeve, banesave karakteristike, traditave e zakoneve që ruhen e transmetohen brez pas brezi. z.Kryeministër, pasi në Kukës, ata që flasin, janë dy llojesh: ose servilë militantë që mendojnë se ju po bëni mrekulli, ose armiq militantë të krahut tjetër politik që u ke marrë pushtetin. Por ka edhe një pjesë tjetër dhe janë shumë, që bashkë me mua nuk u intereson as partia juaj e as partia tjetër, por jetesa dhe standardet e saj.
U intereson ruajtja e natyrës dhe pasurive të saj, dhe jo shkatërrimi për interesa mafioze. Duke e shkatërruar këtë mjedis ju nuk ngjallni shpresë. As ju, as kundërshtarët e tu politikë. Ju z.Kryeministër duhet t?a dini se njerëzit e kësaj ane kanë filluar të lodhen nga dhuna, por kurrësesi nuk janë të trembur për të klithur, mbasi tirania juaj tashmë nuk është enigmë.
U ktheni shpresën këtyre njerëzve z.Rama! Sepse; Kjo zonë është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës shqiptare. Është zona turistike më e vizituar në rrethin e Kukësit, madje nga më të vizituarat në gjithë veriun pas luginës së Valbonës. Jo HEC-e vetëm turizmi këtu do të përmirësojë ekonominë e banorëve, të cilët tashmë kanë një alternativë më tepër, përveç emigracionit apo bujqësisë për të siguruar jetesën./CNA.al
Projekti i rilindjes urbane në qytetin e Fierit, ka bërë që ...
Kreu i grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Va...
Prej 10 ditësh pedagogët e universiteteve publike nuk kanë m...
Ndaj administratës shtetërore po ushtrohet presion në mënyrë...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar shifr...
Lënia e pedagogëve pa paga, e ka zanafillën që me miratimin...
Kemi pritur këtë moment gjithë jetën. Që dikush të na tregoj...
Një ndër lajmet më të klikuara të “BBC” flet për një shqetës...
Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi një lajm se Luana Vjol...
Emily Ratajkowski njihet për fotot e saj provokuese dhe sete...
Është një ndër rreperët më të komentuar në rrjetet sociale, ...
Michelle Hunziker dhe Pierfrancesco Favino, (dy prezantuesit...
Ajo është një nga këngëtaret më seksi dhe duket sikur vitet ...
Njerëzit zakonisht thonë se seksi është si pica, edhe kur ës...
Ka disa femra, të cilat nuk i thonë kurrë “jo” seksit. Ato p...
Ky truk mund të duket kaq i parëndësishëm, por mund të sigur...
Në botë ka shumë njerëz me sy kafe e nëse jeni dhe ju pjesë ...
Jo gjithçka në shtrat është e mrekullueshme, si kur bëhet fj...
E keni menduar ndonjëherë se cila është periudha më e mirë p...
Shanset që qengjat të lindin me 5 këmbë janë 1 në 1 milion, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...