web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

4 komplekset e meshkujve në shtrat, as nuk i kishit çuar nëpër mend

10 Shkurt 2018, 08:50, Aktualitet CNA

Jo gjithçka në shtrat është e mrekullueshme, si kur bëhet fjalë për femrat, ashtu edhe për meshkujt.

Nëse mendoni se meshkujt ndihen si luanë në shtrat, atëherë gaboheni.

Ata kanë mjaft komplekse, madje nga ato që lidhen me seksualitetin e tyre.

Dominimi

Meshkujt mendojnë se duhet të jenë ata që të dominojnë në shtrat, por pa marrë parasysh se ndonjëherë do të ishte argëtuese nëse ia lënë drejtimin e lojës partneres së tyre. Ndoshta kështu do të mund të shijojnë edhe më shumë pasionin e plotë të partneres dhe të zbulojnë ndonjë surprizë të këndshme, mbi preferencat e saj.

Krahasimi

Pothuajse të gjithë meshkujt nëse zbulojnë se e dashura e tyre ka pasur eksperienca të mëparshme, atëherë pozicionohen në rolin krahasues. ?A jam më i mirë se të tjerët??, është pyetja për të cilën shumë meshkuj kërkojnë një përgjigje. Ajo që mund të bëjnë femrat është që ta bëjnë të ndihet i pakrahasueshëm dhesi dashnorin më të mirë të të gjitha kohërave.

Përmasat e organit seksual

?E kam të vogël?. Kjo është një nga dilemat më të mëdha të meshkujve dhe të gjithë fajin për këtë e kanë filmat pornografikë. Meshkujt mendojnë se madhësia e penisit të tyre mund t?i bëjë të ndihen krenarë dhe meshkujt e vërtetë, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Meshkujt ende nuk e kanë kuptuar se thelbi i kënaqësisë së femrës është tek loja dhe jo gjatësia e penisit. Megjithatë ky kompleks dhe dëshira për të krahasuar madhësinë e organeve gjenitale fillon tek meshkujt që në moshë të vogël dhe nuk mbaron thuajse kurrë.

Xhelozia 

Sa më pak që të diskutoni për jetën tuaj të mëparshme seksuale aq më mirë është. Kjo,sepse meshkujt nuk arrijnë që ta suportojnë se partnerja e tyre ka pasur një jetë përpara tij dhe aq më tepër një jetë seksuale. Thuajse të gjithë meshkujt ndihen xhelozë për ish partnerët e femrave të tyre, madje kjo xhelozi kalon edhe limitet duke u bërë e pajustifikueshme./CNA





Lajmet e fundit nga