web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Martesa e Sinanit dhe Andrrës nuk ishte ajo që pamë të gjithë: Këngëtari rrëfen historinë

10 Shkurt 2018, 08:36, Aktualitet CNA

Këngëtari i famshëm shqiptar Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani kanë qenë të ftuar ditën e djeshme në emisionin ?Rudina? ku përveç projekteve të reja, folën edhe për jetën e tyre private dhe historinë e tyre të dashurisë që u kurorëzua thuajse tre vite më parë në një dasmë gjigante.

Por, siç rrëfeu vetë këngëtari, ata nuk janë martuar realisht në dasmë pasi martesa e vërtetë është bërë goxha më parë, në një xhami.

?Edhe unë edhe Andrra vijmë nga familje muslimane dhe veçanërisht ajoe  Andrrës ka shumë tradita. Ndonëse marrëdhënia jonë ishte gati zyrtare pasi kishim disa kohë së bashku, Andrra nuk mund të vinte në shtëpinë time në Tiranë pa u martuar në xhami. Kur ma tha këtë, unë u habita sepse ajo ishte vajzë e re dhe më çuditi me këto tradita, por në fund kështu e bëmë!?-u shpreh Hoxha në studion e emisionit./CNA





Lajmet e fundit nga