“Synon të përçajë protestuesit”/ Bushati: Rama me mision, do të shpëtojë lëkurën
Analisti Andi Bushati hodhi sot akuza ndaj kryeministrit E...
Analisti Andi Bushati hodhi sot akuza ndaj kryeministrit E...
Shenjat nëse një fëmijë mund të bëhet psikopat në të ardhmen mund të vërehen tek ai që kur është 3 vjeç.
Veprimet e prindërve ndonjëherë nxisin fëmijët që të demonstrojnë këto shenja, problemi është se këta prindër nuk e kuptojnë zakonisht rëndësinë e tyre. Në listën e mëposhtme ju tregojmë disa tipare kryesore të fëmijëve me prirje psikopatike. Shumë vrasës serialë kishin këto “simptoma” në fëmijërinë e tyre dhe për fat të keq, askush nuk i vuri re në kohë.
J.M Macdonald, një psikiatër amerikan analizoi sjelljen e rreth 100 kriminelëve dhe ndërtoi këto shenja për të treguar se fëmijët që i kanë ato janë më të prirur të bëhen psikopatë në të ardhmen.
Mizoria ndaj kafshëve.
Është një nga shenjat më të dukshme të një çrregullimi psikopatik tek një fëmijë. Nëse i shpjegoni një fëmije se nuk është mirë të tërhiqet bishti i maceve ose të shkulen qimet e qenve dhe ai ju kupton e nuk i përsërit këto veprime në të ardhmen, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por kur fëmijët pëlqejnë abuzimin e kafshëve ose i vrasin ato, atëherë është koha për të ndërhyrë dhe për të ndërmarrë veprime. kjo është një nga mënyrat që vrasësit e ardhshëm shprehin zemërimin e tyre duke përdorur kafshë absolutisht të pambrojtura. Për më tepër, ata shpesh i vrasin viktimat e tyre në mënyra të ngjashme siç i keqtrajtojnë kafshët. Lidhja mes abuzimit të kafshëve dhe psikopatisë është aq e dukshme
sa qe FBI në SHBA madje filloi të regjistronte rastet e abuzimit të kafshëve, në raportet e tyre vjetore penale.
2. Dëshira për të vënë zjarr qëllimisht. Pyromania, ose dashuria për zjarrvënie ndryshme, është shenja e dytë. Kjo është një mënyrë tjetër për të shprehur zemërimin dhe kundërshtimin.
3. Urinimi i pavullnetshëm.
Kjo nuk është 100% e garantuar por një fëmijë mbi 6 vjeç i cili urinon jo vullnetarisht në shtrat mund të jetë një maniak i ardhshëm. Megjithatë, ky çrregullim mund të provokojë atë të zjarrvënies, abuzimit të kafshëve dhe shumë gjëra të tjerë, sepse fëmija ndihet i poshtëruar kur të tjerët e kuptojnë që urinon. Si rezultat ata zemërohen dhe ofendohen. Nëse prindërit nuk reagojnë mirë për faktin se fëmija i ka këto shenja, ose nëse shokët e klasës tallen me ta, kjo mund t’i bëjë këta fëmijë të bëjnë kthesën e gabuar.
Për shembull, Andrei Chikatilo vuajti nga urinimi i pavullnetshëm në fëmijëri dhe ai ishte maniaku më i tmerrshëm i Bashkimit Sovjetik. nëna e tij e rrihte sa herë që ai urinonte pa dashje. Disa kohë më vonë, ai filloi të shijonte shikimin e fëmijëve të tjerë që vuanin, gjë që çoi në gjërat e tmerrshme që ai bënte më vonë.
4. Shkeljet e rregullave
A ka ndonjë person që kurrë nuk e ka thyer lodrën e preferuar të dikujt tjetër apo nuk është bërë kurrë vonë për diku? Çdo fëmijë ka qenë në një situatë ku ata kanë kuptuar se duhet të gënjejnë që të shpëtojnë. mirëpo fëmijët që kanë tipare psikiopatike e kuptojnë shkeljen e rregullave shumë ndryshe: ata marrin gëzim dhe kënaqësi duke gënjyer. E njëjta gjë vlen edhe për adrenalinën që njerëzit përjetojnë kur vjedhin diçka.
Joanne Roëling e ka përshkruar shumë mirë në filmin e Harry Potter në kapitujt rreth fëmijërisë së Voldemort. Nëse ju kujtohet, Profesor Dumbledore ka gjetur lodra të vjedhura në sirtarin e tij. Lodrat u përkisnin fëmijëve të tjerë. Atij nuk i nevojiteshin lodrat, por vetëm pëlqente shikimin e dikujt kur humbiste diçka të rëndësishme.
5. Gënjeshtrat pa keqardhje.
Nëse fëmija juaj gënjen se ka frikë nga ndëshkimi mund ta kuptoni arsyen. Por nëse fëmija gënjen pa pendim dhe shumë i sigurt në fytyrë, kjo është një arsye për t’u shqetësuar. Ndoshta ka diçka që nuk shkon me ta.
Një tjetër gjë e rëndësishme: kur një fëmijë që ka tipare psikopatike kapet “mat”, ata fillojnë të zemërohen apo edhe të bëhen histerikë dhe kjo është një formë manipulimi. Dhe nuk zemërohen pse është faji i tyre, por sepse gënjeshtra e tyre është zbuluar.
Sigurisht, ndoshta ky fëmijë nuk është psikopat, por kjo mund të jetë një arsye e mirë për të vizituar gjithsesi një psikolog.
6. Bulistët.
Sigurisht jo çdo njeri që ngacmon shokët është një psikopat i ardhshëm. Njerëzit mund të bëhen bulistë për shumë arsye: ata mund të duan vëmendje, pushtet, mund të duan të duken si prindërit e tyre të dhunshëm, idhujt e tyre etj. Sidoqoftë, kjo është një arsye që mund të të ndihmojë të zbulosh një dhunues me tipare psikopatike: përsëri ata i poshtërojnë njerëzit e tjerë thjesht sepse ndiejnë kënaqësi vetë.
Vlen t’i kushtohet vëmendje këtyre shenjave, sepse nganjëherë ekziston një vijë mjaft e hollë mes asaj që është normale dhe asaj që është sjellje anormale.
7. Pandjeshmëria
Fëmijët me tipare psikopatike nuk tregojnë frikë aq lehtë sa bashkëmoshatarët e tyre dhe ata nuk e ndiejnë stresin në të njëjtin nivel. Ata nuk e kanë idenë se çfarë është dhembshuria.
Dhe kjo ka një shpjegim:
Sipas Heather Irvin, një psikolog i lartë në klinikën R.E.A.D., viti i parë i jetës së fëmijës është më thelbësor në përcaktimin e së ardhmes së shëndetit të tij psikologjik.
Ai thotë:
Psikopatët nuk shfaqen nga qielli. Ju duhet vetëm të shikoni vitet e tyre të hershme, atë që ka ndodhur me këta fëmijë kur ata kanë qenë fëmijë. Për shembull, nëse ata në gjashtë muajt e parë kanë qarë dhe askush nuk u kujdes për t’i ushqyer sa herë ishin të uritur, apo nuk i ndihmoi sa herë kishin nevojë, truri i tyre e mësoi këtë dhe e kuptoi se ndjenjat nuk kanë rëndësi. Struktura të tjera të trurit fillojnë të formohen bazuar në këtë koncept.”
Për më tepër, ka një fakt domethënës: nëse një fëmijë është rritur në një mjedis të mirë, por pas moshës 5 vjeçare ka pasur një ngjarje ose një vazhdimësi dhune në jetën e tyre, shanset që ata të bëhen psikopatë janë shumë më të ulëta, meqënëse vetëdija e tyre kishte mjaft kohë për t’u formuar.
Kjo do të thotë se prindërit kanë një përgjegjësi të madhe jo vetëm për shëndetin e fëmijës por edhe për mënyrën se si fëmija sheh botën./CNA
Një 82 vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Shushicë. Vikt...
50% e grave vuajnë nga probleme seksuale si dhe nuk janë në ...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, në fjalën ...
Një ish-veterane e marinës së SHBA, e cila humbi linjat e sa...
I pranishëm në konferencën kombëtare për reformimin e shërbi...
Sipas një studimi të ri që po përhapet shpejtë në SHBA, neps...
Dëgjoni çdo ditë njerëz që shajnë apo përdorin fjalor të pis...
Oksana Aplekaeva është ish-ylli i një shfaqeje televizive (...
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka reaguar për zgjedhjet në...
Raketa më e fuqishme la mbrëmë Tokën, pasi nisi me sukses mi...
Një vajzë e moshës 18-vjeçare është djegur dhe ka marrë plag...
Është emeruar sot drejtori i ri i Policisë së Tiranës. Mësoh...
Një i burgosur është arratisur nga gjykata e Apelit në Gjiro...
Steve Jobs, manjati i famshëm i Apple, njeriu që revoluciona...
Futbolli shqiptar do të zgjedh sot drejtuesin e ri për 4 vi...
Disa kanë një zakon të çuditshëm kur vjen puna për të bërë k...
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua paraditen e sotme ...
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, ...
Unioni konservator dhe socialdemokratët arritën kompromisin ...
U bë e famshme në vitin 2013, pasi u shfaq “topless” në vide...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...